Vrasja e biznesmenëve në Laç, 30-vjeçari pranon krimin: Shkova t’i shkatërroja hotelin se më kishte borxh, më qëlluan me armë dhe unë u kundërpërgjigja

23 Qershor 2020, 10:28Kronika TEMA
Vrasja e biznesmenëve në Laç, 30-vjeçari pranon krimin:

Zbardhet dëshmia në Policia e Eduart Lamës, i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç.

“Më kishte borxh dhe  i shkova t’i shkatërroja hotelin. Më qëlluan me armë dhe unë kundërpërgjigja. Nuk kisha qëllim t’i vrisja”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë policia deklaron se nuk qendron version i dëshmisë së autorit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes.

Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur.

Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje