U shkarkuan nga vettingu për pasurinë, SPAK merr dosjet e gjyqtarëve të Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë për hetim. Kusht i BE

23 Qershor 2020, 10:35Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka tërhequr të gjitha dosjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët janë shkarkuar nga vettingu.

Sipas Report Tv, po verifikohen nëse ka elementë të veprës penale për pastrim parash apo korrupsion dhe fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur.

Hetimi i është besuar dy prokurorëve, ndërsa ekspertët financiar do të verifikojnë çdo transaksion ndër vite.

Ndërkohë javën e ardhshme pritet të thirren në SPAK të gjithë ish-gjyqtarët e shkarkuar. Eshte nje nga kushtet e BE per hapjen e negociatave me Shqiperine hetimi me themel i tyre.

Gjyqtarët e shkarkuar:

1. Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkua

3. Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

4. Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar

5. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

6. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

7. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar

8. Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar

9. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

10. Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar

11. Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar

12. Bashkim Dedja drejtuesi i gjykatës kushtetuese i shkarkuar

4 komente në “U shkarkuan nga vettingu për pasurinë, SPAK merr dosjet e gjyqtarëve të Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë për hetim. Kusht i BE”

  1. marash luga says:

    Me duket se investimi qe kena ba ne Rec,nuk po shkon dem. Per hajer na qofte|

  2. Kosta says:

    Keta nuk jane emra gjyqtaresh,keta jane emra kriminelesh.Kush i shef ne rruge a i qellin rasti ti ndeshe ti peshtyje ne surrat keta kriminela qe ja lane spiunit te serbise vendin tone ta djege e masakroje.

  3. H says:

    Mjaft me proklama, duam konfiskime transparente dhe burgime të rrepta.

  4. Lulka says:

    Bravo Spak kto Bira ku***sh kan vrar njerz me Cekic
    diten e naten ti sekuestrohet pasuria dhe lekt ti perdori shteti per ndertim te familjeve ne Nevoi kto Bira k te shkoin ne burg ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje