Facebook ndalon shitjen e artefakteve historike: Reduktohet vjedhja nëpër muze të ndryshëm

24 Qershor 2020, 12:33Kulturë TEMA

Facebook do të ndalojë shitjen e artefakteve historike në një përpjekje për të parandaluar vjedhjen e sendeve të çmuara dhe shitjen e tyre në internet.

Gjigandi i rrjeteve sociale tha se ndalimi i shitjes së artefakteve në Facebook ishte e vetmja e mënyrë për të siguruar që statujat, relikte dhe thesare të tjera historike, të vjedhura nga vendet që janë në gjendje lufte si për shembull Siria apo Iraku, të mos dalin në shitje.

“Artefaktet historike mbartin një vlerë të rëndësishme personale dhe kulturore për komunitetet në të gjithë globin”, thotë për Euronews Greg Mandel, menaxher i politikave publike në Facebook.

“Ndaj prej kohësh kemi vendosur rregulla për të parandaluar shitjen e artefakteve të vjedhura. Për të ruajtur artefaktet dhe abonentët tanë, kemi punuar për të zgjeruar rregullat e duke nisur nga sot, ne do të ndalojmë shkëmbimin, shitjen dhe blerjen e artefakteve historike në Facebook dhe Instagram”.

Postimet përfshijnë nga shitja e shitja e monedhave të arit e argjendit dhe deri te mozaikët e mëdhenj, shumë prej tyre të vjedhur në muze të ndryshme dhe site historike nga grupe ushtarake të Shtetit Islamik.

1 komente në “Facebook ndalon shitjen e artefakteve historike: Reduktohet vjedhja nëpër muze të ndryshëm”

  1. Zigur Qarri says:

    Edvin D’Rama ka ngritur afro 50 padi per shpifje ndaj personit te tij,por nuk e ka paditur Fatos Lubonjen qe e ka akuzuar per
    korrupsion,per fallsifikimin e siperfaqes së Teatrit,nje veper penale prej te ciles duhet te ishte ne burg tani.
    Përse ai nuk përgatit dhe bën një padi për akuzën e fortë, se në të kaluarën e tij ka qenë trafikant ikonash të vjedhura në Shqipëri,
    si dhe që për këtë veprimtari është hetuar dhe ndaluar më shumë se një herë, në kohën kur ka jetuar në Francë?!
    Dhe akuzuesit nuk janë pak, por 3 persona të cilët kanë edhe status publik; Koleksionisti i ikonave dhe ish bashkëpunëtori i Ramës në
    çështje arti; Gjergji Thimio,politikani gjerman Martin Henze,si edhe ish kryeministri i PS-s Fatos Nano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje