Djali i Moikom Zeqos vjen në një rrëfim të rrallë për të atin, duke treguar edhe pengun e madh pas ndarjes nga jeta një javë më parë.
Në një intervistë ai flet për marrëdhënien e prerë nga vdekja.
“Normal unë isha shumë larg, këtë e kam pishman. Nuk kam shumë pishmane me babin, pishmani më i madh ishte se vdiq pa mua, nuk isha në spital me të”, rrëfen i biri i Moikomit.
Megjithatë, ai tregon se deri në ditët e fundit të jetës Moikom Zeqo ndiqte me shqetësim ato që ndodhnin në Shqipëri.
“Debati i fundit me babain, ishte për Bylisin. Babai ishte shumë i shqetësuar për të dhe ishte shumë i sëmurë kur doli çështja”, tregon më tej ai.
Ndërsa zbulon ngjarje të rënda të lidhura me Kosovën, për të birin, Moikom Zeqo, ka lënë pas një trashëgimi të pasur.
“Babai ishte rrahur si opozitar. Ishte arrestuar në Mal të Zi prej luftës së Kosovës. Nuk paguante ndonjëherë në restorante, s’kishin asnjë interes se nuk kishte pushtet. Im atë asnjëherë s’ka pas pushtet, ai kishte pushtet moral. Babi im ka pasur gjithnjë interesin e popullit, jo të elitës”, përfundon djali i shkrimtarit të ndjerë për News24.
Moikom Zeqo, figurë erudite, autor i më se 70 librave, u përcoll në banesën e fundit të shtunën, ndërsa pritej që i biri të vinte nga Amerika.
Respekte Z Moikom .
Respekti moral nuk vdes kurre .
Fatkeqësisht Moikomi la një Hapësirë, një Zbrazëti që nuk do mbushet ndonjëherë .
Qoftë i Lehtë dheu që e mbuloi!
Per djalin e Mojkomit !
Edhe une jam ne Cikago prej shume vitesh dhe ashtu si ju kam perjetuar BRENGEN time qe ju e quani “PISHMANI me i madh ishte se vdiq pa mua ….” .
Kur une do te merrja rrugen e emigrimit te larget kerkova aprovimin e nenes time se me kishte djale te vetem . Kur ajo me tha PO-ne , une e pyeta se si e tha kaq prere kete aprovim , dhe ajo mu pergjigj : ” Bir ne nje vend ku kalove afro 40 vite te jetes dhe pe se ata qe i bejne ligjet nuk i tremben ligjeve nuk eshte vend per karakterin se si une te kam rritur ty . Shko ! Se Shqiperia deren nuk do te ta mbylle , por Amerika po refuzove te shkosh do te ta mbyll deren per tere jeten ” .
“Po sa dhimbjen do ndjesh ti mij nene , se une do te jem kaq shume larg teje ?!”
” Bir , do vije nje dite qe edhe djemte tuaj do te kthehen vone per te fjetur ne shtepi dhe ti do presesh prapa deres pa te zene gjumi , por me pas do te vije dhe nje dite qe ata do largohen nga shtepia jote . Kur ti te ndjesh dhimbjen per femijet e tuaj kujtojeje se sa dhimbje ndjen edhe nena jote qe te aprovon te shkosh kaq shume larg ne Amerike !! Nese nuk sakrifikoj une me kete dhimbje per vitet qe me kane mbetur per ti jetuar dhe ti do te mbetesh me mua perngahere ketu ne fshat , atehere a e mendon ti mor bir se cfare lloj dhimbje do te ndjejne djemte tuaj per gjithe jeten e jetes nese ti nuk do shkosh sot ne Amerike ?!
Vite me pas bashkefshatare te tjere e kishin “bindur” babane tim se une kurdohere mund te nisesha ne mbremje nga Cikago dhe dreken e dites tjeter mund ta haja ne fshat , pra aty ne Shqiperi dhe se po te nisesha ne mengjezin tjeter nga Tirana edhe darken e haja perseri ne Cikago . Sepse ata i kishin thene babait tim jo sa dollare mbeten ne fund te cdo viti per cepin tim , por vetem sa dollare marr une per cdo ore pune , apo edhe per OT , bile dhe sa dallare kushtonte bileta vajtje-ardhje ; bile se une per cdo vit kisha 2 jave sick days dhe 2 jave vacation , pra dhe une mund te vija disa here te doja cdo vit ne fshat , porse une isha bere TAMAQAR qe te behesha miljoner duke mbledhur dollaret e Amerikes me lopate .
Pra nena ime ishte e bindur per PO-ne e saj , por ja qe te tjere “binden” babane tim qe une po i mbushja thaset me dollare .
Nena me la kete amanet :
-Nuk ka shume rrendesi ardhja jote o bir tek varri im , por kujtome mua nenen tende per cdo dite per keshillat e mia dhe une do te ndjehem se jam afer teje cdo dite !
Pra kujtoje dhe ti MOJKOMIN per keshillat e tija dhe ai (shpirti i tij ) do te jete per cdo dite afer teje . MOJKOMI ishte dhe eshte nje qiri qe nuk shuhet per shpresen tuaj .
Prinderit na donin qe ne te mund te benim me te miren e mundeshme ! KURAJO !
VD .
I nderuar Va.
Koment me te ndjere, me te ndershem, me te sinqerte, dhe me te dhimbshem nuk kam lexuar.
Te gjithe ne në emigracion gjejme veten tek komenti yt.
Faleminderit.
Besoj qe jeni nje njeri i mrekullueshem dhe familjar. Nena juaj ju ka dhene keshille te mencur, por per fat te keq kjo eshte jeta. Fiket dhe mbesin vetem disa kujtime. Ju uroj gjithe te mirat.
Po të ishim nisur të gjithë nga kjo mendje trojet shqiptare 80% do të mbeteshin të shkreta gëzone ate që është kriju nga të tjerët se këndej nuk deni dashtë me sakrifiku merreni shembull japanēt sa ditë në vitë bajnë pushim
Epidamn, bir i Moikomit!
Të jesh shumë krenar për babanë tënd!
Yt atë nuk zgjodhi aspak rrugën e naivitetit.
Moikomi si njëri zgjodhi rrugën e ndershmërisë.
Ai ishte, është, do të jetë përjetësisht 1 intelektual shqiptar i mrekullueshëm.
Moikomi ishte njeri qe i bente nder Shqiperise!
rrespekt
Yt ate ishte nje njeri i madh. Te jesh krenar per te. Shqiptaret jane krenare se nje vend i vogel si ky i yni nxori nje njeri aq te madh sa Moikomi.
Perulem me respekt perpara njeriut te dijes.