Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore ku do të jepet dhe vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Mësohet se seanca në Gjykatën Speciale do të nis në orën 09:30.
Më herët Gjykata e Apelit e ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë seancës së mbajtur para 14 ditësh, ndërsa lajmëroi se vendimi do të jepet më datën 24 qershor.
Seanca për Tahirin është shtyrë për të disatën herë, filimisht për shkak të pandemisë, më tej në 28 Maj është shtyrë për arsye se ish-ministri nuk ishte lajmëruar në mënyrën e duhur.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan.