Teknologjia biometrike, Denar Biba: Nëse realizohet, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit

24 Qershor 2020, 08:36Politika TEMA

Nënkryetari i KQZ aktuale, Denar Biba tha se përmes teknologjisë biometrike do të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve dhe ajo do të bëhet me shenjat e gishtit pasi është i vetmi sistem që shteti shqiptarë ka në databazet e tij.

Biba beson se kjo do të jetë e mundur të realizohen në zgjedhjet e ardhshme, dhe se largon mundësinë  e votimit dy herë, pasi emri i zgjedhësit do të jetë vetëm në një pajisje ku ka zonën për të votuar.

“Koncepti biometrik nënkupton që shkojë nga retina e syrit, elementet e fytyrës dhe gjurmët e gishtit. 

Më i liri është ai me gjurmë gishti dhe i vetmi i mundshëm në Shqipëri pasi i vetmi databaze që disponon shteti është përmes tyre nga ID dhe pasaportat. 

Ne nuk kemi ende të dhënat për retinë dhe elementet e fytyrës. Nëse kjo do të realizohet dhe besoj se do të ndodh, do të ketë një pajisje dhe me vendosjen e gishtit dhe do të identifikohet dhe do të jetë e pamundur të votohet dy herë. 

Kjo pasi emri do të jetë vetëm në një pajisje dhe nuk voton dot në një vend tjetër”, tha Biba.

2 komente në “Teknologjia biometrike, Denar Biba: Nëse realizohet, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit”

  1. Arjan says:

    ahahahahahahhahahahaha. Ky Denari eshte i papare. identifikimi biometrik behet me shenjen e gishtit apo syrit thote. Po ajo dihet, apo ka dale ndonje variant tjeter? Ahahahahahhahahahaha. Ore keta ose na konsiderojne idioter ose u ka zene paraja kaq shume syte saqe nuk shikojne asgje ca behet.

  2. Geni says:

    Ishit shume i qarte z Biba. Po verifikimi i votes si mund te behet duke qene se ky eshte problemi kryesor tek zgjedhjet tona!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje