Kryeministri Edi Rama sot fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë ia do ia dedikojë lajmit të djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.
Rama u shpreh sot në Kuvend se prokuroria speciale që ka ngritur akuzat kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është një gjyqësi eksperimentale ndërkombëtare.
“I kam lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi dhe dua të besoj që duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK-së janë thuajse të tërë, them thuajse për të mos lënë padrejtësisht jashtë si udhëheqës ndonjërin, të akuzuar në 21 vite me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën apo shtetndërtimin dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë. Përballë historisë as Hashim Thaci, as Veseli dhe as Haradinaj, në 21 vite, si vetë UCK në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë. Historinë e panadshme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Është falë tyre që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën” tha Rama.
Rama i ka cilësuar si imagjinare akuzat për krime luftë ndaj Hashim Thacit dhe Kadri Veselit. “Befasinë e mbrëmbshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar se zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim, tribunalit speciales një aktakuzë, ku mes të tjerash Presidenti i Kosovës Thaçi dhe Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur të regjimit të Milloshevishti, themelues të UCK-së u dyshuakan për një krime që sfidojnë kufijtë më të largët të imagjinatës, vrasje, tortura dhe zhdukej.
Në fakt fjala dyshim kur lexon testin për tmerret e shpërndarjes së Jugosllavisë, që pa mbushur të 30-tat i hyn detit në këmëbë dhe duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve, sipas të cilave Kosova e pavarur ishte herezi ndërkombëtare. Dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez. Ai tekst një rrufe që godet përtej dy emrave, një njoftim që nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thacin dhe Veselin, as mbi UCK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë” tha ai.
Ik more pall futi ndonje gote raki skrapari me like hajdutin
ti je nje frikacak i lindur
ta futi ilir meta e sali berisha
ti je hajdut dhe me afrimin qe bere me meten tradhetove ps dhe votuesit
vota e fist tim shoqeris nuk te takon me, interesaxhi pushteti
Z.Kryeminister!
E ndjej vehten te prekur nga ndjenja patriotike,nga pathosi shqipetar ,qe pershkon fjalen tuaj.Nga logjika reale e racionale e interpretimit,te asaj qe ju me te drejte e quani,gjygjesi eksperimentale nder kombetare.
Te shpresojme se e verteta do te triumfoje.
Nje hajn i farmerkave dhe nje hajn i pyllit nuk hedhin balt mbi gjith shqiptarine, e madje as mbi lagjen e vet. Eshte groteske qe tipa te tille te katapultohen ne krye te shtetit, jo edhe krejt pa ndihmen e miqeve. Shqiptaria ka miliona njerez me te aft, me te ndershem e me trima, se keta dy sharlatana te prrojeve. Populli e festoi fitoren e Shpreses dhe Beses si nje qlirim te dyte, pikerisht per shkak te “arriturave” te ketyre legen-dave. Ndoshta eshte nje humbje e madhe per “boten” e krimit te organizuar, por atyre kurre nuk ju kan munguar “trimat”.
O Feriz ju mund te keni inat Ramen Berishen Ilirin Bashen etj por kur behet fjale per mbrojtjen e ceshtjes kombetare te gjithe politikanet duhet te jene ne nje drejtim per te mbrojtur kete ceshtje dhe jo te meremi me ceshtje anesore dhe inate personale sepse po u morrem me to do te dalim te humbur dhe te fituar do te jene kundershtaret tane
unë them të bëhesh me TURKUN
unë them të bëhesh me TURKUN