Etilda Gjonaj destrukton ngazëllimin presidencial: Ja ç'(nuk)tha Venecia

25 Qershor 2020, 17:13Politika TEMA
Etilda Gjonaj destrukton ngazëllimin presidencial: Ja

Keshilltaret e Metes duke festuar me bluzen e mbishkruar me “Venecian”

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tentoi të destruktonte pretendimin, por dhe ngazëllimin presidencial, se opinioni më i fundit i Venecias, ai mbi ngërçin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese, ishte në favor të kreut të shtetit.

Opinioni i Komisionit të Venecias në asnjë rresht të saj nuk preku parimet e vendosura nga Reforma në Drejtësi. Komisioni i Venecias i dha të drejtë Kuvendit me mënyrën e kuptueshmërisë dhe zbatimit së nenit 179/2 të Kushtetutës për sekuencën e emërimeve në GJK.

Komisioni i Venecias ne asnjë rresht të saj nuk tha që është gabim mekanizmi zhbllokues për procedurën e betimit të Presidentit por për shkak të ngërçeve politike që të mos përsëriten në të ardhmen të mund të ngrihet në nivelin e kushtetutës. 

Komisioni i Venecias në asnjë rresht të saj nuk përmendi që mekanizmi zhbllokues për emërimin e anëtares të GJK është i pavlefshëm. Por meqënëse në një situatë komplekse, të paprecedentë kur GjK ka mbetur pa gjyqtarë, kur kandidatët janë të paktë, në të ardhmen palët duhet të jenë më të koordinuar.

Por unë besoj ashtu si të gjithë ata që e kanë lexuar dhe studiuar me vëmendje Komisionin e Venecias, arrijnë të kuptojnë se kjo nuk është një ndeshje me të fituar dhe të humbur, pasi në fund të fundit nëse Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet në kohë, humbim të gjithë”, tha znj.Gjonaj gjatë një fjalimi në parlament.

Ajo pranoi se Reforma në Drejtësi s’ka shkuar vaj, referuar mbetjes së vendit pa dy gjykatat kryesore, por afroi një përligjje të kësaj situate.

“Zbatimi i reformës në drejtësi ka arritur në një pikë sa kyçe po aq delikat ku renditen një sërë rezultatesh pozitive, ku janë ngritur dhe ushtrojnë funksionin të gjitha Institucionet e reja të drejtësisë, por duke qenë ende në fazën fillestare të saj, gjendet gjithmonë e rrezikuar nga ata që tentojnë në mënyrë të vazhdueshme ta minojnë. Që të konsiderohet një drejtësi tërësisht funksionale dhe të realizohen pritshmëritë e qytetarëve kërkon ende kohën e nevojshme të saj.

Në një reformë kaq radikale dhe komplekse pa dyshim ka aspekte që nuk kanë shkuar mirë dhe nuk janë ndjekur të gjitha proceset në kohë siç është plotësimi me anëtarë të GJL dhe Gjykatës Kushtetuese por kjo nuk do të thotë në asnjë moment se është dështim i reformës”, tha Gjonaj.

5 komente në “Etilda Gjonaj destrukton ngazëllimin presidencial: Ja ç'(nuk)tha Venecia”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Zonje leri fjalet e lagu se lagu. Jeni pjes e lojes.Ju zente mallkimi Shqiptareve.

  2. Taulant says:

    Nuk kuptojm fjalen ‘destrukton’ ne titull mund ta perkthej dikush ne SHQIP .

  3. qytetari says:

    Historia kthehet ndyresisht mbrapa:
    Meta si turkoshaku i pjerdhur me cingit e tij,ne filmin:Koncert ne vitin 36.

  4. Konjak says:

    Problemi i reformes ne drejtesi dhe problemi i zbatimit dhe moszbatimit te kushtetutes , eshte bere nje problem shum i njohur . Kush i njeh mir keto probleme , e din mire se c’far ecet dhe c’fare ngecet . Deshira e asaj pjese te popullsise qe jeton me djersen e ballit , duke u gjendur perballe allishverisheve te politikes dhe nje sere punonjesish te institucioneve me bemat e tyre djallezore e te pa moralshme , i lutet zotit , por edhe stafit qe drejton reformen ,si edhe komisjonit te Venecias ; ti mbroje me fanatizem institucionet e popullit , duke mos bere asnje lishim elementit negativ , te cilet perhere krijojne mjegullnaja , per ta patur te lehte veprimtarine e tyre negative , ne dem te popullit . Shpeshhere vem re se nga personalitete te brendshem por edhe te jashtem , perdorin retoriken dhe sofizmat ne prononcimin e tyre per problemet ; mirpo ne populli , perdorim nje thenie te filozofise anonime ; — Derri do plumb– . Pra , na i thoni hapur emer per emer , sepse fajtori gjithmone e degdis fain tek i ndershmi . Kurse fjala –destrukton– eshte pershtatie ne nje ngjarie apo zhvillim qe kerkohet te shbehet . Destruktive –strukture e shperbere . Pra kuptohet perdorimi .

  5. Cila nga 50 firmat e kokecepit i sponsorizon keto karnavale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje