Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, është shprehur se mazhoranca është gati të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë propozimin e kësaj të fundit për hapje të listave në zgjedhje.
“Ne nuk kemi thënë që nuk do t’i marrim në konsideratë propozimet e kolegëve për Reformën Zgjedhore.
PS ka vetëm një kusht për këtë reformë: votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.
Për sa i përket çështjeve që ju propozoni për hapje listash, nuk është tabu, jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë”, tha Balla.