Rama: Në Serbi për krimet ndaj shqiptarëve zero me një xhufkë turpëruese, s'i kam parë të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Milosheviçin

25 Qershor 2020, 15:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se se agresorët në Serbi nuk janë dënuar në 21 vite nga lufta, por janë rehabilituar dhe kjo shtoi Rama, për fatin e keq dhe për përgjegjësinë e anës sonë.

Nuk e di të ketë pasur apo ketë ndonjë akt akuzë, se nuk ka në fakt asnjë lloj tendence në horizont për ndonjë gjykatë speciale dhe në këtë moment dorën në zemër kur thonë në Kosovë është e pashmangshme të mos kujtohen historitë e mizorive në Kosovë. Këtu nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë por për të thënë të vërtetën. Në fund të ditës, këto karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë ka vlerë sa përdoret për të thënë të vërtetën, që në moment të caktuar mund të mos u vijë përshtat shumë miqve të mirë të mëdhenj.

Një numër i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbomëdhenj është dënuar në tribunalin e Hagës, por po të shohësh në pasqyrë, gjykatat vendore të Kosovës dhe Serbisë, cfarë lexon në 21 vite? Faktin e trishtueshëm që duket se në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë viktima të agresionit. Në Serbi për krimet ndaj shqiptarëve, zero me një xhufkë turpëruese. Nuk i kam parë të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Miloshevicin, madje një proces rehabilitimi dhe viktimizimi vazhdon me sukses për fatin e keq dhe për përgjegjësinë e anës sonë dua ta them” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje