Gazetari francez rrëfen frikën e Zinedine Zidane: Fëmijët e mi do të shndërrohen në idiotë të vegjël

25 Qershor 2020, 19:06Sport TEMA

Gazetari francez, Frederic Hermel, ka zbuluar një numër të madh anekdotash nga koha e gjatë që ka shpenzuar me Zinedine Zidane.

Hermel ka raportuar për çdo lëvizje të Zidanit pas kalimit të tij tek Real Madrid më 2001 dhe tani ka shkruar një libër për trajnerin e madrilenëve.

Në mesin e tregimeve të shumta interesante, Hermel rrëfen një bisedë personale që kishte pasur me Zidanin gjatë një udhëtimi në aeroplan.

“Një anekdotë, të cilën ai ma tregoi kur isha me të dhe me Alfredo Di Stefanon pas ceremonisë së Topit të Artë, më la gojëhapur”, shkruhet në librin e Hermel, me titullin “Zidane”.

“Ne folëm për jetën dhe ai më tha: ‘E kam një druajtje.. se fëmijët e mi do të shndërrohen në idiotë të vegjël’.

E pashë frikën e një babai super të famshëm i cili donte t’i mbronte dhe arsimonte fëmijët e vet”, shkruhet në librin e tij.

1 komente në “Gazetari francez rrëfen frikën e Zinedine Zidane: Fëmijët e mi do të shndërrohen në idiotë të vegjël”

  1. Virusi says:

    Jeta tregon se kjo dukuri ndodh me femijte e njerezve te famshem. Vujtja e ben njeriun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje