Karmina shpërndan analizën e Qim Pekës për akuzat ndaj Thaçit

25 Qershor 2020, 18:58Antena TEMA

Karmina shpërndau sot për fansat e saj analizën e re të Qim Pekës, për arsyet pse dështoi takimi në Uashington, nga njoftimi i akuzave ndaj Thaçit:

“Dështimi i takimit në Uashington erdhi prej zotit Grenell, pasi u bë xheloz shoku i tij që është emëruar prokuror, pasi ky nuk e kishte njoftuar për takimin.

Kur i tha, çfarë po bën, pse nuk më ke njoftuar, Grenell i tha: Nuk desha të të njoftoj, se është takim biznesi.

Atëhere ai nxorri aktakuzën për Thaçin, pasi ka menduar që ndahen lekë.

Kjo e komplikoi situatën, pasi ditën që u anulua takimi për shkak të aktakuzës, Aleksandër Vuçiç ishte në Moskë duke u konsultuar me Vladimir Putin, vetëm pak ditë pasi ministri i Jashtëm rus Lavrov ishte në Beograd, ndërkohë Thaçi ishte në Tiranë me Muhamed Veliun, kurse Hoti në Austri në Duty Free.

Në të njëjtën kohë, Merkeli ishte duke bërë pazarin në Berlin, Borelli në seancë masazhi, kurse presidenti Macron, që priste të merrte rolin e negociatorit, ishte zënë me gruan.

Në këto kushte, Samiti do të dështonte, pasi delegacioni shqiptar ishte në pozita të pafavorshme.

Nga ana tjetër Rama bëri gabim që gjatë pandemisë, në vend të kërkonte ndihmë në Kinë, siç bëri Serbia, shkoi ndihmoi Italinë.

Ky ishte karshillëk ndaj Kinës dhe Kina ja ktheu me këtë rast, duke u bërë me Serbinë.

Po ashtu Vuçic, i cili e pranoi takimin në Uashington derisa të vidhte zgjedhjet, pasi mbaroi punë me zgjedhjet, nuk kishte më interes të shkonte në Uashington dhe hoqi dorë, duke përdorur Rusinë, Kinën dhe Brukselin kundër Uashingtonit.

Ndaj e gjithë kjo ka ardhur nga Edi Rama, i cili shpresonte që pas takimit të Uashingtonit, dhe ai mund të vidhte zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kështu është kur nuk dëgjon këshillat e Bujar Nishanit për të dhënë dorëheqje dhe përfundon duke marrë më qafë dhe Shqipërinë, dhe Kosovën.”

2 komente në “Karmina shpërndan analizën e Qim Pekës për akuzat ndaj Thaçit”

  1. SUN QI MA says:

    Ky Qimi te le Pa fjale !!!

  2. Askushi says:

    Ky eshte nastradin.dhe pamjen e jashtme e ka si ndertim pa leje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje