Shumë fansa të Karminës u çuditën sot, se si Doktori i ishte përkushtuar seriozisht sulmit të një kandidati për kryetar të AMA-s, Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Fansat e Doktorit zakonisht janë mësuar që Doktori të merret me çështje të mëdha.
Ky sulmi ndaj AMA-s i ka shqetësuar.
Karmina nuk dinte si ta shpjegonte këtë gjë, pasi nuk dinte çfarë ishte AMA dhe pyeti analistin Qim Peka:
“Nuk është rastësi sulmi i Doktorit ndaj AMA-s.
Ai që kërkon të shkojë drejtor tek AMA, ka babën drejtor Biblioteke Kombëtare dhe nuk është rastësi që Edi Rama kërkon të kontrollojë dhe ata që lexojnë dhe ata që shikojnë TV, përmes një familje të vetme.
Kjo është e patolerueshme.
Nga ana tjetër Rama e bën këtë lëvizje në një kohë që Damiani bllokon ngritjen e KQZ dhe caktimin e fituesit të tenderit, pasi e kanë me hile, që në fund ta marrin vetë.
Dhe për këtë ka disa fakte, që favorizohet nga rrethana ndërkombëtare.
Rama vë në lëvizje Greqinë të flasë për marrëveshjen e detit, një minoritar në Sarandë djeg flamurin tonë, disa lebër djegin dy flamuj grekë, Hashim Thaçi tallet me BE dhe u bën karshillëk që do iki në Shtëpi të Bardhë, ndërkohë që në Maqedoni janë caktuar zgjedhjet në mes të korrikut.
Të gjitha këto lidhen me faktin që Rama kërkon të emërojë drejtorin e AMA, pasi siç e shikoni, po shfrytëzon rrethanat botërore.
Fakti që Doktori po interesohet personalisht, nuk ka lidhje, se ai tani të vetmin biznes që ka, është Syri TV.
Ai nuk vepron kurrë për interesa personale.
Por ai e bën, se nuk mund ta ndiejë veten të përjashtuar nga këto rrethanat ndërkombëtare që po ndikojnë mbi vendsjen e drejtorit të ri të AMA.”
undefined