Pas protestave të maturantëve të cilët kanë dalë në rrugë të indinjuar nga testi me pyetjen rreth Turit, shumë fansa ju drejtuan Karminës, se cili ishte mendimi i saj për testin.
Të dashur fansa!
Unë kam vite që kam mbaruar shkollën e mesme dhe nuk e mbaj mend mirë nëse kam bërë provim apo jo. Me sa më kujtohet atëhere nuk kishte provime në shkollë.
Për këtë arsye nuk di të them mendimin tim për testin e Turit që thoni ju.
Por analisti Qim Peka më dha këtë mendim.
“Testi i Turit është i qëllimshëm. Nëse e shikoni me vemendje situatën, Testi i Turit doli në një ditë kur Myslim Murrizi po përgatiste puçin kushtetues për të përmbysur Reformën Zgjedhore.
Ndërkohë që Myslimi qe mbyllur brenda e po bënte “puçin”, Besa Shahini sajoi testin e Turit, që njerëzit të merreshin me Turin.
Për këtë ka disa rrethana bindëse. Në kohën që maturantët po bënin testin e Turit, Tur Zheji kishte thirrë në emision Kaç Myftarin i cili provoi se Turi është një fëmije ilegal i Ramës. Duke dashur të hapi këtë debat Tur Zheji, i cili është në borderonë e Ramës, ka dashur të ngatërrojë maturantët duke devijuar debatin.
Po ashtu është e qartë se atë ditë që u bë testi i Turit, Tur Rroshi refuzoi të firmosë me Murrizin pastaj u bind. Ndërkohë policia e Lleshit ka inskenuar një incident që nuk ka ndodhur dhe ka lajmëruar Gon Kuliçin se djalin e tij e kanë rrahur dhe ai u detyrua të ndiqte protestën. Kur shkoi aty pa që ishte gënjeshtër dhe reagoi me indinjatë pse kanë dashur të politizojnë protestën.
E gjithë kjo tregon qartë se testi i Turit u bë për të hequr vemendjen nga puçi kushtetues”.
Saresti pure un comico eccezionale…..complimenti da vero…
Zymtesia dhe koncentrimi i trurit ne hallet e problemet e perditeshme te imponojne shpesh here te shkeputesh nga rrealiteti. Politika me pelqen, madje shume…..por ne disa monente te jetes kane prioritet njerezit e tu dhe jo ata qe luajne c’do dite duke shfaqur komedira..
Shoresoj ta shoh nje dite ate vende te lulezoje me plot kuptimin e fjales….njerezit jane lodhur me komedira , kane kethyer krahet dhe kane marre nje drejtim tjeter, me keq ardhje , indiferentizmin
Si gjithmone Karmina shquhet me gjykimin e sakte dhe me logjike te forte!