Karmina shpjegon komplotin e Murrizit me ndryshimet kushtetuese

12 Qershor 2020, 19:03Antena TEMA

Pas kërkesës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, shumë fansa i kërkojnë ndihmë Karminës, që Qim Peka të shpjegojë ku qëndron komploti i Murrizit në këtë çështje:

“Të dashur fansat e mi.

Shpjegimi i analistit Qim Peka është ky.

“-Jo rastësisht ky ndryshim është kërkuar më 12 qershor.

Kjo datë është ditëlindja e Lulzim Bashës dhe ditëlindja e Partisë Socialiste.

Njësoj si Doktori që ka lindur natën që ka lindur Enver Hoxha, dhe Luli ka lindur ditën që ka lindur PS.

Nga ana tjetër, të gjithë e dimë që 12 qershori është dhe Çlirimi i Kosovës.

Atëhere ndryshimet e paraqitura sot, lidhen me faktin se meqë PS ka ndryshuar emrin më 12 qershor dhe Luli ka marrë emrin më 12 qershor, edhe Murrizi të vendosë emrin e tij në këtë datë.

Po t’i shtosh faktin që gjatë kësaj jave ka rënë shumë shi, dhe në Librazhd ka pasur përmbytje, del dhe lidhja e Murrizit me Taulant Ballën, pasi shiu ka bërë dëme dhe në Myzeqe.

Nga kjo kuptohet qartë lidhja Murizi- Balla, përmes shiut të kësaj jave, dhe lidhja Basha- PS- Kosovë përmes ditëlindjes, ndërkohë që ambasadorja Kim kërkon të fusë Hajdarin në Kuvend.

Në këto kushte unë mendoj se ka shumë rëndësi të kuptohet qartë pse pikërisht dje Astrit PAtozi ka pirë kafe në Bllok dhe çfarë lidhje ka kjo me faktin se Sandër Lleshi dy ditë më parë ka prishur ndërtesa në Velipojë.

Shpjegimi gjëndet tek protesta e maturantëve, të cilët pamvarësisht se protestuan për testin e maturës, qëllimin kryesor kanë rrëzimin e qeverisë “Rama” dhe mos ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Fakti që dhe sot kishte dezhurnin Gon Koliqi, nuk ka lidhje me ditën që kishte dezhurnin tek Teatri dhe ai u prish.

Këtë e tregoi dhe protesta e Vetëvendosjes sot në Prishtinë.

Më qartë se kaq nuk bëhet.”

Pra të dashur fansat e mi, unë u kam thënë që nuk kuptoj nga politika, por Zeni më ka thënë që për çdo paqartësi, në raste të tilla i drejtohemi analistit të Syrit.”

2 komente në “Karmina shpjegon komplotin e Murrizit me ndryshimet kushtetuese”

  1. Jorgo says:

    Mos u merrni me pemet pa kokrra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje