Pas lajmit se në Itali ka filluar proces gjykimi ndaj një politikani dhe bashkëpuntorëve të tij që kanë financuar një lajm të rremë, me shpresë për të shkaktuar destabilizim në Shqipëri, Karmina u befasua se në qendër të këtij operacioni ka qenë Qim Peka:
“Të dashur fansat e mi.
U surprizova nga lajmi se Syri i Zenit, ka qenë kryesori në shpërndarjen e lajmit se 1500 kamionët me mbetje të rrezikshme kishin ardhur në Shqipëri.
Sot, kur italianët përpiqen ta përgënjeshtrojnë, e pyeta Qimin, se si ka mundur t’i gjejë gjithë ato fakte.
Ja përgjigjia e tij:
“Është shumë e thjeshtë ta kuptosh se kamionët kanë ardhur.
Atë ditë në det nuk kishte dallgë dhe deti ishte i qetë.
Në portin e Durrësit nuk kishte njeri, se kishin ardhur të gjithë tek çadra.
Ilir Meta kishte nisur Ilir Kullën në Itali.
Luli kishte porositur çadrën tek Sahiti.
Edi Rama ishte zënë me Shpëtim Idrizin.
Rruga për në Pukë ishte bosh, se njerëzit kalojnë nga ‘Rruga e Kombit’.
Në Amerikë kishte fituar Trumpi.
Luli qe nisur një javë më parë të bënte foto.
Edi Rama zboi Beketin nga inati i Bejtes dhe nuk kishte më konkurrentë për plehra në Shqipëri.
Ad Krasta iku nga Top Channel duke e akzuar si televizion mafioz.
Fatmir Mediu kishte pritur në shi në Uashington mos e takonte para hotelit Trumpin, por nuk kishte mundur.
Tit Vasili nuk shkonte më tek Mondiali, se ja kishin arrestuar atë drejtoreshën e arsimit në Lushnjë.
Të gjithë këto më bindën se kamionët kanë ardhur dhe po shkonin drejt Pukës.
Nuk do shumë fantazi ta kuptosh që e gjithë kjo është e vërtetë.”
Pra të dashur fansat e mi, unë u binda plotësisht tek raportimi i tij.
Natyrisht dhe ju jeni të bindur.
Interesant tani është fakti që Italia po kërkon ta përgënjeshtrojë.
Kjo është një qokë që ata duan t’i bëjnë Edi Ramës, se u dërgoi 30 infermiere gjatë pandemisë.
Por kjo histori nuk mund të balancohet.
Ne u dërgojmë 30 infermierë për t’i shëruar, ata 1500 kamiona për të na sëmurë.
Këtu gjithë merita i takon Syrit të Zenit, që ka qenë vigjilent që në fillim.”
Po Merlin Monro cfare fjale te urte ka thene me kete rast !?