Karmina jep përshtypje si blogere për ambasadoren Kim 

2 Qershor 2020, 20:13Antena TEMA

Pas presionit të fortë të SHBA dhe BE mbi Lulin, që të pranojë rekomandimet e OSBE për reformën zgjedhore, ka reaguar dhe Karmina:

“Të dashur fansat e mi.

Politika është bërë pjesë e pandarë e jetës sime, pasi më duhet të inkorporohem në produktin televiziv familjar, që të jap dhe unë kontributin tim.

Dëgjova me vëmendje analizën e drejtuesit të TV-së, Qim Peka, i cili deklaroi se ambasadorja e SHBA flet në emër të Edi Ramës në negociatat me Lulin.

Unë mendoj se ky është një plan i qëllimshëm.

Duke folur në emër të Edi Ramës anglisht, ambasadorja Kim kërkon të ngatërrojë Lulin, pasi anglishtja e Holandës me atë të SHBA kanë diferenca.

Këtë më ka thënë një shoqja ime blogere në Holandë, që e bën më mirë krahasimin.

Duke mos e kuptuar mirë anglishten e SHBA-së, Luli natyrisht që mund të ngatërrohet nëpër negociata, por Rama duhet të ketë burrërinë t’i dalë përballë Lulit, jo t’i dërgojë ambasadoren Kim.

Dhe kur them përballë, nuk kam parasysh të mbyllen diku vetëm, por përballë në rrugë.

Merlin Monro ka thënë se njerëzit që të dalin përballë, të bëjnë nder dhe kur të mundin, njerëzit që të fshihen të bëjnë me turp dhe kur i mund.

Ndaj mendoj se Luli e ka të fituar betejën, ngaqë Edi Rama nuk i del dot përballë, por dërgon të deleguar dy ambasadorët, atë të BE dhe të SHBA.

Pas komentit të gazetarit Qim Peka, Zeni më kërkoi të bëja një koment dhe për veshjen e ambasadores Kim, si blogere që jam, por në fakt nuk kam asnjë koment për të bërë, pasi veshja e saj nuk është firmato dhe nuk ke çfarë vlerëson në të.

Është një gjë krejt jashtë standartit.

Ajo dhe një çantë që përdor, e vizaton me sllogane politike.

Nuk mund të ul veten të bëj komente për gjëra të tilla si blogere.

Shpresoj që ajo të dëgjojë porosinë e Qim Pekës dhe të tërhiqet nga detyra që ka marrë si e dërguara e Ramës në negociata.”

2 komente në “Karmina jep përshtypje si blogere për ambasadoren Kim ”

  1. ? says:

    Ambasadoria Kim??!!!….e derguar e Rames per negociata!!!!!

  2. Zuccherina Berisha says:

    Te duam Karmina!
    Je e mencur si Xeni!
    Te perqafojme fort fort fort fooooort!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje