Pas hezitimeve të Lulit për të firmosur reformën zgjedhore, nën presionin e SHBA dhe BE, Jari vendosi t’i dalë në krah duke i dhënë kurajo për të qëndruar:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Partia Demokratike po kalon orë të vështira në përballjen e saj me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.
Sot kryetari ynë Lulzim Basha pasi korri sukses mbi armiqtë e brendshëm dhe shpartalloi komplotin e Edvin Ramës për reformën zgjedhore, po përballet me armiqtë tanë të jashtëm tradicional, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Të dy këta armiq të egër të demokracisë, dhe Partisë Demokratike në veçanti, po përpiqen të mposhtin heroin tonë Lulzim Basha, që t’i nënshtrohet Edvin Ramës.
Ata po bëjnë presion që ne të jemi dakord me Edvin Ramën një javë para hapjes së negociatave, që janë bërë fakt i kryer, duke na turpëruar përjetësisht.
Asnjë demokrat nuk do t’ia falë Lul Bashës dhe kujtdo tjetër që të bëhet bashkëfajtor për futjen e Shqipërisë në Europë me Edvin Ramën.
Po ashtu, ne kurrë nuk do të pranojmë të hyjmë në zgjedhje me komisonerë të depolizuar.
Edvin Ramës ngaqë i është shkrirë partia e tij dhe s’ka më identitet, do të heqë identitetin e PD-së, të heq komisionerët e PD-së, ata që janë shpirti dhe zemra e PD-së.
Ai po ashtu kërkon të përjashtojë nga Kolegji Zgjedhor gjyqtarët që se kanë kaluar vetingun, si demokrati Gjin Gjoni etj.
Lulzim Basha i ka rezistuar si burrat këtij presioni.
Ai ja ka grisur letrat në tavolinë Edvin Ramës.
Fuqitë e huaja janë gjetur të papërgatitura për këtë situatë dhe kanë reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës.
Por ju siguroj se ai po qëndron dhe do të qëndrojë.
Ai ka përballuar presione të forta, ka përballuar shantazhe duke i lexuar në sy presionet nga SHBA, por sërisht do të qëndrojë.
Unë i siguroj demokratët se ai ka mbështetjen e fortë të Doktorit, të presidentit, por dhe të Tit Vasilit dhe Oerdit, që nuk u është trembur syri dhe nuk u është nxirrë faqja gjatë negociatave.
Armiqtë tanë i kanë lënë afat deri nesër mbasdite.
Ne u themi atyre jo nesër, por as 100 vjet nuk biem në gjunjë të tyre, pasi ne nuk kemi rënëvkurrë në gjunjë të krimit dhe korrupsionit.
I juaji, Jari!”
Jari…..Ne Durres e thrresin “Vandam Sula” dhe koincidenca e bukur se edhe gruaja e Vandam Sules quhet “Dete”.
Tani e mbrapa kapter Jarin do e quajme Vandam Sula.
E gezofsh Vandamo bashke me Deten tate.
Ndodhi e vertete kur Vandam Sula u be me nder jush President.
Mbasi deshtoi kandidatura e atij Hoxhes, ish spiuniut te Sigurimit, Sala e thirri Vandamin , pra Jarin dhe i tha-
-Vandamo, kam vendose me te ba President.
-Une President? Shefi ti e din se une nuk jam i zoti me ba cicin e jo ma president-tha Vandami.
– Po pse po te coj une ne presiudemce> Aq dua une, vec sa te besh cicin i tha Sala.
– Mire mer mire. Ti e di ma mire se une kete pune.
– Ik tash shko ne Kuvend se do vij ta komunikoj une-tha Sala,
Vandami shkoi ne zyre gjith qejf, hap telefonin dhe i del Deta, e shoqja.
– Oj dete, ku je o fiksimi i im? E di me cilin do flesh sonte ti oj Dete?
– Me cin do flej une mor te shpelafte mortja?
– Ej Dete, ngjo, ti sonte do flesh me Presidentin, pranaj rregullohu sone e mos na turpno- i thot Vandami.
– Cere thu Vandamo, qysh te flej une me Bamirin mer Jahu, ai asht ma i ri se une, jalla, ik mos u tall me mu.
– Dete, nuk po tallem qafsha ty, po jo me Bamirin oj Dete por me mu se shefi sot do me baj president, por lene tashti se kom pune, po shkoj te bohem president.
Jari eshte kokrra e gomarit. Mjere te persekutuarit me ne krye mua.
Jari Luli Jemini Paloka Noka Pollo
Greta Ciljeta Qimi Lek Plepi
A ka nevoje per koment!