Karmina shpjegon pse ambasadorja ja la topin Lulit

4 Qershor 2020, 20:26Antena TEMA

Pas deklaratës së ambasadores amerikane që topi tani është në fushën e Lulit, Karmina ka disa pikëpyetje për domethënien e kësaj shprehjeje.

Për këtë ajo vendosi t’i referohet gazetarit Qim Peka, i cili shpjegon qartë domethënien e fjalive të ambasadës amerikane.

Ja si e shpjegon ai.

“E vërteta është se ambasada ka thënë që topi është në fushën e Lul Bashës, por fusha e Lul Bashës është e ndarë në disa sektorë. Zona e rreptësisë është e Doktorit, krahu i majtë është i Ilir Metës, kurse Luli është lojtar i lirë.

Në këtë aspekt nuk ka shumë shanse që topin ta gjuajë Luli, se varet ku shkon topi.

Por ajo që dua të them unë dhe që duhet ta kuptoni ju të gjithë është pse e ka thënë ambasadorja amerikane këtë. Për këtë duhet ta shikojmë çështjen në kompleks. Kemi disa ngjarje që duhen lidhur.

Dje në SHBA ka pasur protesta të dhunshme për vdekjen e një afro-amerikani që e ka mbytur një polic. Po dje në SHBA, në Bronx shqiptarët që kanë disa kafe kanë dalë me shkopa bejzbolli për të rrahur demonstruesit me ngjyrë që mund të sulmonin dyqanet.

Po dje Xhorxh Soros, nuk ka pirë kafe në mëngjes si zakonisht, por është çuar nga gjumi rreth orës 11.00, thonë burimet e mija në SHBA. Po dje Edi Rama ka shkuar 2 orë tek atelja e tij e baltës dhe ka bërë poçe balte. Po dje Lali Eri nuk ka bërë asnjë inagurim. Po dje Damian Gjiknuri kishte marrë kokrra me vitmanina me vete që të duronte gjatë negociatave.

Atëhere të gjitha këto, përfshi dhe faktin që OJQ bën thirrje për protestë pas përdhunimit të asaj gocës në Babru, tregojnë se thirrja e ambasadores për Lulin, është një mënyrë për të tërhequr vemendjen nga protestat në SHBA, me qëllim që demonstruesit me ngjyrë të përparojnë dhe të rrëzojnë nga pushteti Presidentin Trump, të cilin ambasadorja e shikon si aleat të Lulit se kanë dalë në foto bashkë.

Pra është e qartë skema e ambasadores. Kjo po përpiqet të rrëzojë Trumpin në SHBA duke tërhequr vemendjen me Lulin në Tiranë. Por nuk do ta lejojmë. Trumpi na ka ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje