Sot Luli postoi një video mesazh për bugaçet e Elbasanit.
Në video dukej një grua me emrin Moza, që bënte bugaçe.
Më pas vijonte dialogu:
Luli: Moza shif këtu shif. Po bën bugaçe ë?
Moza: Po bugaçe po bëj të keqen. Këto di të bëj.
Luli: Shif këtu tek kamera shif. Bugaçet e Elbasanit janë më të mirat në botë. Është kështu apo jo?
Moza: Ku di Moza nga bota, deri në Kavajë kam shku jashtë Elbasani.
Luli: E di unë Moza. Bugaçet e tua janë kruasanti i Shqipërisë. Mund ta quaj kështu?
Moza: Si të dush të keqen quaje, po ne bugaçe i themi.
Luli: Kur të vijmë ne në pushtet do ta bësh pa taksa, dakord?
Moza: Ku di unë të keqen. Unë i hedh sheqer, vezë, miell, pak sodë dhe qumësht. Taksa nuk i hedh.
Luli: Bugaçen do ta rregjistrojmë si pasuri kombëtare, mos na e marrin fqinjët serbë, siç na kanë marrë lahutën, apo qenin e Sharrit.
Moza: Qyqja, jo mi çun, si të na e marrin. Kam çunin roje tek dyqani.
Po thuj që s’po shiten, atë hall kam, se për të marrë s’na e merr dot njeri.
Luli: Nuk shiten se Edi Rama ua jep gjithë lekët oligarkëve dhe ata nuk hanë bugaçe, hanë kruasant.
Por ne do bëjmë bugaçen, kruasant.
Moza: Bëje të keqen, bëje, po unë prapë si bugaçe do ta bëj.
Mos bëftë hajër ky Edi Rama që thënka hani kruasant.
Fahri Balliu sa herë ndalon tek dyqani im, bugaçe blen.