Karmina, shpresa tek tenderi 15 milionë euro i KQZ-së

6 Qershor 2020, 20:02Antena TEMA

Pas arritjes së marrëveshjes së PD për të hyrë në zgjedhje me ligjin actual, gjithë vëmendjen e mori tenderi prej 15 milionë euro që Rama ja premtoi me ligj Lulit.

Pas kësaj, Karmina bëri disa sqarime për fansat e saj:

“Të dashur fansa!

Edhe unë kam dëgjuar për këtë tenderin prej 15 milionë euro që do ta bëjë përfaqësuesi i opozitës në KQZ.

Në lidhje me këtë, gazetari Qim Peka më bëri disa shpjegime të rëndësishme, që po i ndaj me ju.

Ja si shprehet ai:

“Që ta kuptosh nëse ka fituar Luli apo jo, duhet të analizojmë rrethanat e marrëveshjes.

Siq e dini, një ditë para marrëveshjes temperaturat në Tiranë u ulën në 16 gradë, ndërsa Edi Rama ka dalë i veshur me xhup.

Po t’i shtosh kësaj dhe faktin që Gjiknuri ka qëndruar 9 orë pa lëvizur nga tavolina, ndërsa Oerdi ka porositur ushqim tek Babon, atëhere rezulton se Luli ka fituar nga marrëveshja, pasi po të ishte ndryshe, nuk kishte pse të ishte kundër Jozefina.

Nuk di a më kuptove, por këto janë fakte konkrete.

Tani le të shikojmë ambasadorët.

Pasi unë e nxora ambasadoren e SHBA të lidhur me protestat në SHBA dhe LSI kërcënoi ambasadorin e OSBE, rezultoi se ambasadori i BE, ka vrarë Falkonen dhe ka frikë se ja nxjerr këtë sekret Ilir Kulla, që e di nga shërbimi sekret italian.

Në këto rrethana ne neutralizuam dhe trupin diplomatik.

I them gjithë këto, për të treguar se merita për të gjunjëzuar kundërshtarët ishte e imja, ndaj dhe tenderi i aparateve të identifikimit duhet të kaloj nga Syri.

Nuk është rastësi që ne kemi emrin Syri dhe më mirë se Syri askush nuk mund të identifikojë votuesin.

Luli e mori tenderin e parë më 17 maj, tre vjet më pare, në marrëveshjen e parë.

Tani është radha jonë”

Pra të dashur fansa, është fare e qartë që Luli ka fituar të drejtën të hyjë në zgjedhje, ndërsa tenderin do ta marrin ata që e meritojnë nga opozita, pasi opozita nuk është si Edi Rama që ua jep tenderin vetëm dhjetë vetëve gjithnjë.

Ne e kemi garën më të hapur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje