Karmina surprizohet që Luli ka nënë, baba dhe vëlla!

7 Qershor 2020, 18:19Antena TEMA

Sot Luli ka postuar për herë të parë një foto ku duket nëna, babi dhe vëllai. Karmina u surprizua shumë dhe vendosi ta ndajë këtë me fansat e saj.

Të dashur fansat e mij.

Sot isha e lënduar pasi Zenit i hoqën patentën dhe një shtëpi, që ka një grua me patentë dhe një burrë pa patent, nuk ka kuptim. Por pastaj pata një surprizë kur pashë foton e Lulit me familjen e tij.

Ndonjëherë njeriun e rrëmben rutina dhe harron kush është në të vërtetë. Kemi 15 vjet që jemi mësuar ta shikojmë Lulin me vjehrrin, vjerrën dhe Kunatin. Eshtë hera e parë në vend të vjehrrit, shikojmë babain, në vend të vjehrrës shikojmë nënën dhe në vend të Kunatit shikojmë vëllain.

Kjo është një nga ato gjëra që ti e kupton sa shumë sakrifica ka bërë ky politikan për familjen e tij, duke e lënë në hije për 15 vjet, vetëm për shkak të karrierës. 

Merlin Monro ka thënë se hija e familjes është hija më e rëndë në univers, pasi ajo peshon dhe kur ti nuk e shikon.

Dhe kjo u pa sot tek fotot e Lulit. Më në fund ai ka vendosur të shfaqet i vërtetë siç është. Dhe kjo është një kthesë e fortë djathtas. Jo vetëm se e djathta mbështetet tek familja por dhe se familja e tij është e djathtë. 

Deri më sot ai e kishte mbështetur aksionin e tij politik tek vjehrri, vjehrra dhe Kunati, meqë janë të majtë dhe mendonte se prej tyre do përfitonte metoda se si të luftojë të majtën. 

Sot e ka kuptuar se e vetmja mënyrë të luftosh të majtën është të mbështetesh tek familja. Edhe pse me vonesë Luli e bëri këtë hap, që Babi i Zenit e ka bërë para 30 vjetësh. Urime.

 

4 komente në “Karmina surprizohet që Luli ka nënë, baba dhe vëlla!”

  1. Monalikja says:

    Te perqafoj Karmina!

  2. I thane korbit, sa i zi je ti , jo tha korbi ka dhe me te zinj se une , eshte KOLLOVARI !

  3. turi says:

    po ku ta nxjeri o mero
    E oe foton sa larg e merte baban se ai esh fiks Ermal Hoxha.
    hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje