Sot faqet e portaleve u mbushën me lajmin se presidenti Meta ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, që mbahet në Uashington.
Karmina u gëzua shumë nga ky lajm dhe u çudit se si e rregulloi kaq shpejt këtë udhëtim presidenti, që dje i dha bërrylin Ramës.
Por mrekullia kishte ndodhur.
Presidenti kishte marrë pjesë në mbledhje online.
Disa priftërinj dhe politikanë ishin mbledhur e po luteshin në një kodër në Uashington, për paqen në botë dhe luftën kundër COVID.
Një prej tyre bëri dhe një lutje të veçantë për Fatmir Mediun, që ai të shpëtojë nga COVID, të ketë një vend në listën e PD dhe të marrë vizën amerikane.
Lutje të ngjashme u bënë dhe për Tit Vasilin dhe anëtarë të tjerë të kishës së tyre, që kanë probleme të tilla.
Kjo e gëzoi pa masë Karminën:
“Të dashur fansa!
Kam një lajm të mirë për ju, që vjen nga situata e keqe e pandemisë.
Siç e dini, pandemia, por dhe probleme të tjere politike, më patën penguar të shkoj në disa nga hotelet luksoze në SHBA, ku sponsorët e mi mezi presin të më fotografojnë në hotelet e tyre.
Sot mu kthye kjo shpresë, pasi pashë që presidenti shkoi në SHBA nga zyra e tij.
Së shpejti do t’u shkruaj sponsorëve të mi, që të bëj dhe unë një udhëtim virtual në ato hotele.
Me teknologjinë e re të internetit, kjo mund të realizohet lehtë.
Unë nga studioja ime dhe në ekran pas meje shfaqen mjediset e hotelit ku unë pozoj.
Për fat unë i kam koleksionet e rrobave këtu dhe mund t’i provoj ato nga studioja ime, dhe ato të shfaqen sikur janë në Los Angelos, Kaliforni etj.
Kjo është një mënyrë e mire për të kaluar jo vetëm problemet e COVID, por dhe ato të shkaktuara nga politika, që na ka pamundësuar vizat për në SHBA.
Jam shumë e gëzuar për këtë.
Siç ka thënë Merlin Monro, fundi i një hidhërimi është fillimi i një gëzimi të ri.
Dhe unë këtë po e përjetoj.”
Po Zeni?