Karmina shpjegon pse nuk i intereson SHBA dhe Anglia

11 Qershor 2020, 19:57Antena TEMA

Pas lajmit se dhe Anglia i ka refuzuar vizën, Karmina vendosi të flasë hapur me fansat e saj për këtë situate:

“Të dashur fansat e mi!

Lajmet se mua më kanë refuzuar vizën amerikane e angleze janë shpifje.

E vërteta është se unë kam kohë që nuk aplikoj më për viza, pasi kam gjetur lumturinë në Austri, Francë, Itali dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Me thënë të drejtën, as më ka shkuar mendja më të shkoj në Angli, apo SHBA.

Plus që me metodën online, ti mund të shfaqesh para atyre hoteleve si të duash, dhe nuk ka nevojë për vizë.

Problemi që unë shikoj në këto shpifje, është se duan të na tregojnë se unë dhe Zeni kemi probleme me SHBA apo ndonjë vend tjetër perëndimor.

Po të ishte ashtu, ne do ishim të izoluar dhe në Shqipëri.

Por mua nuk më duket se është kështu.

Një shoqe e Argitës shkoi në Gjykatë Kushtetuese, shoku i Zenit në Kontrollin e Shtetit, televizion kemi, biznesi na ecën, dhe nëse dështon Luli, mund të marim dhe partinë.

Pra kemi aq shumë punë këtu Brenda, sa nuk na shkon mendja të shkojmë në SHBA apo Angli.

Deri në Vjenë po. Mezi po pres të hapet kufiri dhe të hiqet detyrimi për karantinë.

Nëse nuk hiqet, do vendos të ikim bashkë dhe ta bëjmë 15 ditë karantinë atje.

Nuk mund të duroj dot më.

Por për në SHBA dhe Angli as na shkon mendja të shkojmë.

Kemi aq shumë punë dhe plane këtu, sa nuk na del koha të kalojmë oqeanin.

Merlin Monro ka thënë, se gjërat e largëta i sjell afër vullneti për t’i krijuar me duart e tua.

Ne e kemi këtu Amerikën dhe Anglinë. Nuk kemi nevojë.”

2 komente në “Karmina shpjegon pse nuk i intereson SHBA dhe Anglia”

  1. Marko says:

    PO MOJ KARAKURVE PO E BERE SI PUNA E DHELPRES ME RRUSHIN :

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje