Karmina shpjegon pse po dështojnë bisedimet për tenderin e KQZ

16 Qershor 2020, 20:40Antena TEMA

Pas njoftimit se Këshilli Politik ka ndërperë bisedimet për shkak të mosmarrëveshjeve për tenderin e identifikimit biometrik, Karmina u shpjegoi fansave të saj se si e interpreton analisti Qim Peka këtë çështje:

“Problemi me tenderin e identifikimit biometrik është i komplikuar.

Në fillim duhet të jemi të qartë se tenderi duhet të futet në Kod.

Pra Kodi duhet ta përcaktojë se kush duhet ta marrë tenderin, pasi nëse e lënë në dorë të APP, atë e kontrollon Rama dhe ai ja jep Lulit.

Në fakt tenderi nuk është i Lulit, por i PD.

Dhe PD ka shumë aktorë.

Opozita duhet të respektojë ata që investojnë në opozitë, dhe jo ata që presin në opozitë të vijnë në pushtet.

Ndaj ne vendosëm që kjo gjë të përcaktohet në Kod.

Por natyrisht ka dhe shumë zhvillime që ndikojnë pse marrëveshja duhet ndryshuar.

Siç e keni mësuar, më 27 qershor në Shtëpi të Bardhë ka takim mes Kosovës, Serbisë e presidentit Trump.

Baton Haxhiu është parë duke ngrënë drekë me brekë të shkurtra tek Tajvani, që do të thotë se ai do të duket si anti-kinez, ose pro amerikan.

Kjo e komplikon situatën, pasi Ramush Haradinaj ka qenë në Lalëz dhe është takuar me Ilir Metën, që është pro Kinës së Madhe.

Në këto kushte, nëse vazhdon rritja e të prekurve nga COVID-19, do të thotë se Rama po përgatit grusht shteti dhe do të nxjerrë opozitën nga zgjedhjet, me qëllim që të marrë tenderin e identifikimit biometrik.

Këtë nuk duhet ta lejojmë.

Jo më kot Myslim Murrizi kërkon të vrasë Gjiknurin, që të shkaktohen trazira, ndërsa deputeti i Sarandës kërkon takim në Gjirokastër, që të na provokojë me Enver Hoxhën.

E gjitha kjo bëhet që, ose t’i japin direkt tenderin Lulit, ose ta marrin vetë.

Por ne duhet të këmbëngulim që tenderin ta marrë ai që i takon nga opozita, dhe i vetmi që po harxhon lekë është Zeni.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje