Karmina e shqetësuar nga komploti kundër vëllezërve Budina

23 Qershor 2020, 19:39Antena TEMA

Pas lajmit të Kapexhiut se vëllezërit Budina u sëmurën me COVID, pasi ua injektoi Qeveria, shumë fansa të Karminës kërkonin shpjegime prej saj, dhe ishin të shqetësuar se mos kjo gjë i ndodhte dhe asaj.

Analisti Qim Peka, i cili shpjegon komplotet në raste të tilla, i dha këtë shpjegim për fansat e saj:

“Injektimi i COVID tek vëllezërit Budina, erdhi pasi Partitë Popullore paraqitën një amandament që të respektoheshin 15 kushtet e vëna nga Budestangu.

Sapo Rama mësoi për amendamentet, ka thirrur doktor Piperon dhe e ka urdhëruar të vizitojë dy vëllezerit Budina.

Pipero i ka anashkaluar operacionit direkt dhe ka çuar një mjek të panjohur, i cili u ka kërkuar t’u marrë analizat për gjak.

Në këtë moment ai u ka injektuar COVID dhe i ka shpallur të infektuar.

Atë ditë ata nuk kanë qenë të infektuar, por më pas ata dolën të infektuar, se veproi virusi që u injektoi.

Ndërkohë që në Serbi bëheshin zgjedhjet, Rama për të maskuar vjedhjen e votave nga Vuçiqi, shpalli sëmundjen e vëllezërve Budina, dhe kështu shqiptarët, ishte normale që do ishin më të interesuar për vëllezërit Budina, se sa për Vuçiqin.

Nga ana tjetër, ai porositi Isa Mustafën të shkarkonte Vjosa Osmanin, që të shuhej jehona e infektimit të tyre.

Po të mos ishte Sonila Meço, askush nuk do merrte vesh që ata u sëmurën.

Ndërkohë, për të tërhequr vemendjen e Bashkimit Europian, që të mos merrej me vëllezërit Budina, Rama i tha Thaçit të zihej me Lajçakun, me qëllim që t’i hapte Europës një problem më të madh se problemi i vëllezërve Budina.

Kjo, e kombinuar me vizitën në Uashington javën tjetër, dhe zhurmën rreth ndarjes Kosovës dhe prishjes së Bosnjës, e zbehin lajmin për vëllezërit Budina.

Pra është e gjitha një strategji e Ramës, jo vetëm infektimi i tyre, por dhe sajimi i ngjarjeve ndërkombëtare që të eklipsojë sëmundjen e tyre”.

1 komente në “Karmina e shqetësuar nga komploti kundër vëllezërve Budina”

  1. Prind says:

    Po sesi ia injektuan , nuk po e kuptojme. Iu injektuan peshtymen keeyre? Apo i peshtyu dikush ne surat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje