Karmina tregon shpjegimin e Qim Pekës për infektimin e vëllezërve Budina

19 Qershor 2020, 19:50Antena TEMA

Pas lajmit se vëllezërit Budina janë infektuar me COVID-19, Karmina shpërndau për fansat e saj analizën që Qim Peka ka bërë rreth këtij rasti:

“Problemi nuk qëndron tek vëllezërit Budina, por tek strategjia e Ramës për të shantazhuar BE-në.

Meqë disa insitucione europiane mbështetën kauzën e vëllezërve Budina, atëhere Rama i shpalli ata të infektuar, për t’i treguar BE se nëse nuk mbështesin Edi Ramën, ai do t’i eleminojë gjithë kundërshtarët e tij.

Biles me këtë rast ai kërkon të shkatërrojë partinë e Ilir Metës, që u bazua tek kjo lëvizje.

Tani ai do arrestojë dhe aktivistët në rrethe dhe kush është takuar me Budinët, për t’i izoluar.

E gjithë kjo bëhet ndërkohë që BE dhe SHBA janë në konflikt për çështjen e Kosovës dhe Rama është në anën e Uashingtonit.

Me këtë rast ai po shfrytëzon konferencën shqiptaro- serbe në Uashington, për të larë duart me njerëzit e Europës në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ka disa fakte që provojnë se Rama këtë lëvizje e ka lidhur dhe mos aprovimin e KQZ-së në Kodin Zgjedhor, pasi ka frikë se Ilir Meta do të caktojë nënkryetar  komisioni Budinën e vogël, dhe kjo nuk e lejon Ramën të vjedhë zgjedhjet.

Në këto kushte, siç e ka thënë dhe Kaç Myftaraj tek emisioni “Klinika 5, pavioni 17”, i Turi Zheut, këto statistikat i bën Mero Baze, dhe vëllezërit Budina janë thjesht të shpallur si të sëmurë, por nuk janë si të tillë.

Opozita është angazhuar të çojë tamponët e tyre në një laburator privat në Itali, që të mësojë të vërtetën dhe të vërë Ramën para përgjegjësisë.

Sidoqoftë loja nuk është kundër vëllezërve Budina, por kundër BE, duke përdorur SHBA dhe duke tentuar të përfitojë nga takimi Serbi Kosovë në Uashington”

4 komente në “Karmina tregon shpjegimin e Qim Pekës për infektimin e vëllezërve Budina”

  1. Geri says:

    Aaa u kuptuam, qarte! ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje