Nga Pëllumb Kulla*
(19 qershor 2014)
Gjej rast, tani që një vendim i padrejtë i kryesisë së Kuvendit dënoi dhe do të lerë dhjetë ditë të gjata larg mikrofonit të parlamentit orakullin e tranzicionit shqiptar.
Kjo, ama, nuk është veçse një parathënie, si një test i shkurtër për kohën kur ky orakull, do të ketë mbyllur sytë.
Shqipërisë do t’i mungojë përgjithmonë Goja e të vërtetave të pakundërshtueshme, Goja e poezisë politike, Goja e rapsodit të shenjtë popullor. Se do të vijë ajo ditë! Si për cilindo, edhe për ne të tjerët! Po ne…Phë! Ç’humbje do të jemi ne?! Punë e madhe fort!
Po si do t’i bëhet kur të mungosh ti, orakull i shtrenjtë, o zbuluesi i tërë të vërtetave të atij vendi mëkatar! Nga kush do t’i presim të vërtetat?!
Kush si ti, mund të shqiptojë të vërteta të patundura, të pakundërshtueshme, ato që të mbërthejnë me garancinë, me sigurinë dhe vërtetësinë mahnitëse.
Ne do ta quajmë veten fatlumë që jetuam në një kohë me ty, o orakull legjendar. Ti solle një shkollë, solle një sistem moral të pakrahasueshëm në politikë.
Ti edukove breza të tërë me mënyrën e re të komunikimit, me të shara nga nëna, që mund të duken si të pista, teksa janë, në të vërtetë, gjithë hir. Të vërtetat e tua tanimë do të jenë pjesë e Eposit të Veriut.
Ti je shndërruar në legjendë. Nesër në gjykatoret shqiptare njerëzve që gjykohen do t’u kërkohet me ngulm besnikëria tek e vërteta, dhe ata nuk do të betohen më ashtu si deri tani, mbi Kod Penal, mbi Ungjill e mbi Kuran, por mbi fotografinë tënde në kornizë ari, që sekretarja e gjyqit do t’ua verë përpara.
Parlamentarët e brezave që vijnë do të bëjnë pelegrinazh te varri yt dhe kur të vijë radha të betohen për mandatet, atë rit nuk do ta bëjnë më nëpër salla kuvendi, por në varrezën ku do të prehesh ti, dhe do të venë duart solemnisht mbi gurin tënd të mermertë.
Gjithçka thua ti, o orakull i pazëvendësueshëm tashmë e tërë bota e beson që është e vërtetë, edhe sikur ajo të mos jetë. Dhe pasi e ke thënë ti, le të guxojë e vërteta të mos jetë e vërtetë!
E çfarë të të përhiroj më parë ty, orakull lavdimadh, o dashnor i të Vërtetës Absolute! Çfarë të të këndoj më parë, o arkivist besnik i vrasjeve, vjedhjeve, mashtrimeve, aksidenteve që bëhen rretheqark teje.
A do të mundet njeri në të ardhmen të tregojë me përpikmëri se kush kreu vrasje, me cilën armë, me cilin kalibër, apo nga cila tytë doli plumbi? Kurrë s’do të munden! Njerëz që do të dëshmojnë vrasjet do të ketë, sigurisht, por jo aqë shkreptimthi sikurse dëshmon ti, që i denoncon këto teksa ka dalë plumbi nga arma, por ende nuk ka arritur te viktima!
Ah, këto mendime bëhen edhe më të dhimbshme sapo të atakosh fantazinë, kur atij populli do t’i mungosh ti!
Jepua këtë parathënie dhjetëditore! Nuk je ti i dënuari. Janë ata! Dënoi këto dhjetë ditë me mungesën tënde! Mungesa dëshmon vlerat, sikurse hija dëshmon diellin. Le ta shohin se sa parlament i mërzitshëm, do të duket pa ty!
Le ta shohin kur një popull i tërë do t’u kthejë kurrizin transmetimeve televizive të kuvendit. Është e natyrshme. Cili shqiptar do t’i përfillë më, ato pamje televizive, ato, ku askush nuk mund t’u tregojë këtyre qindramijëra njerëzve të papunë, por ama, të etur për të ditur cilat janë kurvat, cilat janë prostitutat, kush tregton mishin e bardhë, kush tradhëton të shoqen, cili është me aids e cili nuk është?
Nga cila gojë do të dëgjohen të vërtetat e kulluara, se çfarë bëhet nëpër motelet e vendit tonë të lavdishëm, kush rri pa brekë dhe kush është gati t’i zhveshë ato?
Kush do t’u a thotë këto pas teje, o orakull i vyer, o burrë i lartë i racës së fisme arbërore!
*Shkëputur nga libri “Diktatura e Parasë”
nje duartokitje te madhe per keto perla.
BUSHTER PLAKE ..
I DJALLEZUAR …VRASES…SHITE KOMBIN ,E VURE NE SHOQATEN ISLAMIKE VETEM PER PARA
DHE KY POPULL DO TA VUAJ KETE DHURATE QE I BERE ..ME DEKADA ..PLEHER BURRE …VRAVE NE GERDEC NE BULEVARD .VRAVE OLLDASHIN ,TREBICKEN ETJ
MASKARA .NDYRESIRE . DO TE TE DHJESIN NE VARR O PLEHER …
Kaq bukur,ky do te ishte nje subjekt fantastik per monolog ne estraden e Fierit,dhe ta interpretonte Luftar Paja…..Super
Pellumb Kulla si gjithmone me i madhi ne humore e satire… Respekt
WOW !!! Superb !!!
Brilante,i ke thene te gjitha.
Ne vendin tone te dashur, ky do te na mungoj (edhe pse do te ishte mire te mungonte qe ne lindje).
E patem dhurate nga nene Sheqerja, pastaj nga dhembshuria e diktatures dhe e komunisteve i dhane shkolle e prune ne qytet, pa dhe bote me sy e graduan, pastaj xhaxhi Ramiz (a nuk ju duhet se dhe ky ka ecur si Lulzimi???) i hoqi robat e vjetra te komunizmes e veshi dhe e kollandrisi si nje dhe ua dhuroi popullit te etur per udheheqes legjendar.
Merreni, mbajeni me shendet, ja pafshit hajrin
Ky u la mire e mire, hoqi zgjyren e vjeter dhe u lye me deodorant “demokrat 100 karaç”.
Problem tani eshte ate deodorant e duan te gjithe se te gjithe kane zene zgjyre.
Faleminderit z.Kulla
Ky qen bir qeni sali berisha ja ka kaluar dhe hamut zogut per tradhti komtare , ky esht armiku me i madh i kti vendi ne te gjith kohrat , nese do kishim nje shtet qe drejtohej me SHQIPTAR te vertet , kte pler antishqiptar kelysh te serbis do ta denonte me denim kapital.
Brilante! Te lumte pena Pullumb Kulla! Si gjithmone i mprehte dhe me goditje ne shenje! Nuk te njoh nga afer por,te perqafoj nga larg si emigrant qe jam,i larguar nga shqiperia fale politikes largpamese dhe te ndritshme te ketij orakulli legjendar te tranzicionit shqiptar,sepse fati e deshi qe edhe une te kisha aderuar ne partine e punes,se bashku me orakullin e shquar,por qe ne ndryshim nga ai nuk desha e nuk munda te kaloja ylberin e te shnderrohesha ne demo-i thencin-krat 100 karatesh si Ai qe,sipas meje,kur te vdese e meriton qe shumica e shqiptareve qe sot e mallkojne diten dhe oren qe ai u shfaq ne politike,neser,kur te mbylle syte,pavaresisht se kane ndonje WC ne shtepi,te marrin mundimin ta bejne ate… mbi varrin etij! Respekt per ju zoti Kulla!
Pas kesaj çdo satire fshihet gjithmone nje e vertetë.
Po shoku kulla.
Po mor komunist i felliqur.
Eshte shume e vertetë.
I madhi i kombit shqipëtar Prof Dr Sali Berisha i mungon me te vertetë parlamentit shqiptarë.
Sepse SALI BERISHA eshte nje dhe i paperseritshem.
Ndersa ju rrace e felliqur komuniste jeni vemje qe meritoni vetëm te digjeni ne furren e gelqeres sepse Po te digjeni ne ambjente te hapura fara juaj e keqe mbin prape.
EJ ej ej.
Ngadale o Petrit! Pse behesh kaq komunist, kur gjoja na qenke antikomunist. Je nje komunist i ndyre ti mor Petrit, por vetem se je kokrra e injorantit dhe nuk e kupton.
Me Partine Komuniste PD je, me Sali Komunistin je. Çfare do më? A ka me komunist se kaq?
Por kur ta kuptosh ti do jete tepër vone. Do behesh per te vrare veten.
Te jesh kunder Edi Rames dhe qeverisjes se PS, eshte detyrë patriotike, se pa opozitë nuk ka demokraci. Por te jesh me Sali Komunistin do te thote qe ke tradhetuar çdo gje antikomunistë qe mund te kene patur prinderit apo gjysherit e tu.
I nderuar Pellumb! Nuk di se si te shpreh kenaqesine qe me japin shkrimet e tua. Si per mendimin, por edhe me shum kompozimi i ketyre ideve te shkrira ne art! Falemnderit!
Te gjithe komentuesit miratojn dhe e falnderojn Pellumb Kullen per kete shkrim brilant,por ka dhe komentues GOMAR TE TRASHE SI PETRITI,qe na i paskan rene pordhet ne zemes se na qenka ofenduar Saliu,ky kriminel me damke.Pika m’u ne koke.
ha ha Petrit, ha ha ha besoj se dhe ti e ke satire ate qe thua, ha ha nuk besoj ta kesh seriozisht nga menyra si e mbron ha ha ha , fantastik!!!!!!!! Shume e holle. Realizem socialist tipik!!!!
Ky petriti i partise i thote pellumbit kumuniste e sekretarit te partise komuniste anti komuniste .Nuk ka ma te poshter se komuniste. antikomuniste.
E ka qare profesori ,ESHTE PO KY NDRIKULL QE ME DREJTIMIN E TIJE TE VDEKURIT I NGJALLI ,DHE TE GJALLET I VRAU
Asnje emer s’eshte permendur dhe te gjithe e dine per ke eshte fjala !!
Padrejtesia me e madhe qe i ka bere Zoti Shqiperise! E lindi kete sojsez ne trojet tona!