Nga Adriatik Doçi
Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht lëvizjet dhe procedura për përzgjedhjen brenda muajit shtator 2020 të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 2021.
Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste.
Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste, atë me rekorde kriminale, personat me pasuri të paligjshme dhe ata pa integritet.
Më konkretisht, statuti i PD-së parashikon që “kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me rregulloren e brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës”. Kjo pikë e statutit ndalon Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve që të kualifikojë Sali Berishën si kandidat të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur katër herë skenar partie gjatë regjimit komunist dhe të shkuarës së tij 25-vjeçare komuniste.
Gjithashtu, dëshmitë dhe sidomos disa fotografi në varkë dhe pranë oxhakut me familjen e Enver Hoxhës, konfirmojnë se Berisha ka qenë një eksponent i besuar i familjes së diktatorit Hoxha. Tesera e partisë, karriera partiake, dëshmitë dhe fotografitë flasin për një ë shkuar të pasur komuniste të Berishës. Këto të dhëna janë publike dhe të hapura. Për të mbledhur këto të dhëna për kandidatët, statusi i Partisë Demokratike, në nenin 63, parashikon ngritjen e e Komisionit të Integritetit dhe Etikës. Anëtarët e këtij komisioni propozohen nga Basha, ndërsa miratohen nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.
Komisioni i Integritetit dhe Etikës bashkëpunon dhe i ofron të dhëna Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e kandidatëve për deputetë. Në statut thuhet shprehimisht se Komisioni i Integritetit dhe Etikës mbledh të dhëna rreth integritetit, ligjshmërisë së pasurisë, të shkuarës gjatë regjimit komunist dhe pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale të kandidatëve.
Neni 62 i statutit të PD-së
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve
1. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.
2. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.
3. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH-së mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.
4. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.
5. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.
6. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe etikës.
Neni 63
Komisioni i Integritetit dhe Etikës
1. Komisioni i Integritetit dhe Etikës, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH-së, dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, me propozim të Kryetarit të PDSH-së, emërohen nga Kryesia e PDSH-së dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.
2. Komisioni i Etikës, ushtron këto të drejta dhe përgjegjësi:
a) përcakton rregullat e bashkëjetesës në Parti dhe normat minimale të sjelljes së anëtarëve dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë të partisë;
b) përcakton kriteret dhe standardet minimale të etikës që duhet të përmbushin kandidatët për funksionet drejtuese të partisë apo kandidaturat elektorale, që miratohen nga Kryesia e PDSH-së;
c) rregullat dhe formën për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave që lidhen me cilësitë e secilit kandidat, që lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimet komunist, pastërtinë e figurës në kuadër të mospasjes së rekordeve kriminale;
d) propozon marrjen e masave disiplinore në rastin e shkeljes së etikës dhe disiplinës së brendshme në parti, si dhe jep rekomandime mbi vlerësimin e sjelljes së një anëtari në raport me garantimin e standardeve etike të përcaktuara prej tij;
e) bashkëpunon me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për vlerësimin e cilësive etike të kandidatëve për në organet drejtuese të partisë ose kandidaturave elektorale.(shqiptarja.com)
Po Luli që ka spiunuar kundër UÇK ?
Dyll,dyll.Perralla me mbret.Aty do ta keni dr.Mortjen.
E hengri pedeja u be si peseja se ciles vetem emri i kambetur bashke me mumjen. Majko
Ju nuk kuptoni fare o njerez. Do ndodh e kunderta ne Pd ,komunistet si Sali Berisha etj.do jene deputet por jo ” komunistat”e tipit Myslim Murrizi se keta te fundit jane te padeshiruar nga kryetari qe shpesh here nuk bjen dakorte me budalleqet qe ai bene
Po ata qe organizuan djeg’jen e deres se kryeministrise me molotov vjet si psh Flamur Herman Geringu qe pastaj hyri me force si vagabond ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e horrave te Mamurasit a do lejohen te kandidojne , do jete turp i madh qe ky vagabond te jete prape ne kuvend, po ashtu dhe Strazua me patllake, apo Paloqja, apo Klevis Krrici i faros qe bllokoi qarkullimin per nje vit ne unaze me shpellaret e unazes duke ju a nxire jeten qytetareve te Tiranes.
Salikadavra do laje halene ne Parlament, keni per ta pare, eshte nje nen qe lejon gjithe ishkryetaret e shqupisave qe te kandidojne per deputet pavaresisht nga e kaluara komuniste.
I nderuar,
Ti verteton qe ‘jo çdo Zigur eshte idiot’. Besoj se e di qe eshte nje Zigur tjeter qe ja ka falur trurin dhe zemren Saliut, dhe si idiot qe eshte, e heq veten antikomunist. Si mund te jesh antikomunist dhe te jesh me Partine Demokomuniste, dhe te rrish me Sali Komunisto-kinezin? Vetem si Ziguri tjeter e di. Po si nuk ka turp, apo karakter, apo moral. Sepse te jesh kunder Edi Rames, nuk do te thote qe automatikisht te behesh me Saliun dhe Bashen.
Per shembull, Ilirjan Blloshmi dhe Daut Gumeni jane antikomunistë me shpirt, zemër, dhe try. Por nuk mund te bëhen me komunistët e PD-se.
PO PRESIDENTI NGA COPANI NUKE ESHTE KOMUNISTE? PO DY GISHTAT QE I MBANTE LARTE KU DO I FUSI? PO GRAMOZI ,BABA TAKU,PANDELIU,etj
plaku I vicidolit Ishte e eshte nji vrases,spiun e komunist I ndyr,hajdut klasit ska lene gje pa vjedhur e plackite. I merr te keqen z Myslim Murrizit.
Hahahahaha….ajo tufe bastardesh mamlukesh e hajdutesh injorantesh e tarallakesh vetem “Status” nuk ka…..”Statusi” i saj eshte dhe do te mbetet deri ne vdekje…kolera Sali…ajo eshte thjeshte “Partia” e tij dhe e askujt tjeter…
PD do ngelka pa deputete,sepse ne ate parti nuk ka asnje qe te mos kete qene ose komunist,ose me te kaluar kriminale,ose hajdut,ose pa integritet.Disa i kane te gjitha.
PDne, Tok txanun tveten e ka, Basha esht kulluvar. Kur skane berishistet me cfare te merren fillojne e gatuajne corba “antikomuniste”, me shpresen se do ti pjerdhi njeri. Po askujt si plas me trapi per ate fare PDje hajvane, qe ka surratin e Sali kermes.
Sa per kete bajgen do vazhdoje te rri i ngjitur si muti pas kepuce deri sa te ngordhi. Eshte malok. E kote te pretendosh shume!
Do ya bej luli vall ??????
E Hëngr plaku MERE e hëngre , e hëngre nga Lulush shalëtymi.
NE RAST SE KY LIGJ DO ISHTE 29 VJET ME PARE SHQIPERIA DO ISHTE ANTARE NE BE DHE SHUME KRIME E SHKATERRIME SIDOMOS 1997ta NUK DO KISHIN NDODHUR KURRE. VEGLAT E PARTIS MONSTER ENVERISTE U SHPERNDAN NE TE GJITHA PARTIT BILES U BEN EDHE LIDERA TE PARTIVE KRYESORE. UNE NUK KAM DEGJUAR ASNJE RAST PER ISH TE DENUAR OSE PERNDJEKUR POLITIK TE KOHES ENVERISTE TE KET KRYER NDONJE AKT KRIMINAL GJAT TRANZICIONIT SIDOMOS NE VITIN 1997 NE SHQIPERI. TE GJITHA KRIMET E RENDA KUNDER POPULLIT DHE SHQIPERIS KETO 30 VITET E FUNDIT SI VJEDHJE BANKASH E PRONASH, TRAFIKIM VAJZASH, FEMIJESH E FUQI PUNETORE, VRASJET ME BANDA, DJEGJA E SHKATERRIMI I SHQIPERIS ESHTE KRYER NGA ISH VEGLA TE PARTIS PUNES DHE KRAHU I DJATHT I SAJ ISH TE DENUAR ORDINER.
PO cdeputet ai qelbsire,ai bene shurren e mutin ne parlament.
DUke mos kujtuaR SE ESHTE DHE KRIMINEL TIPIK.
Po jua mbajti bt bytha, bejeni prove te mos e fusni Sali Berishen ne liste per deputet,pa do ta shikoni verin e semes.Basha nuk do gjej vrime ku te futet nga Berisha se do t’jua qij nene e babe.Le te kete qene komunist e bire komunisti,ai eshte i Veçant se mbi te gjitha ai eshte nje malsor nga Viçidoli i Tropojes.Do shkoni te tere ne sater.
Sa qesharak qe behen. Cubi Salih eshte hajdut ose me mire tingellon mjeshter i hajdutllekut. Nuk ka nevoje per shume fjale pasi sarajet jane sheshit. Me Tirane me lalez e disa biznese. Vetem 2 hyrjetvqe I ka bashkuare ne nje kane vleren 1 milion e 200 mije euro.. Ka aq shume te zeza bashke me pjellen e tij bastarde.
KY LIGJ ESHTE PER TE RUAJTUR SALE BILBILIN NGA HAGA
Pirdh o prift ne prill , e thene disa here me shpejtesi, paska vene rregull baca , kunder vetes !