FOTOT: Nis asfaltimi i kilometrave të para të By-Passit të Vlorës

26 Qershor 2020, 22:10Sociale TEMA
FOTOT: Nis asfaltimi i kilometrave të para të By-Passit të

Ka nisur asfaltimi i kilometrave të parë të By-Passit të Vlorës. Deri në fund të Korrikut, 11.5 kilometra të këtij segmenti do të jenë të shtruara, duke përfunduar më shumë se 1/3 e rrugës.

Pavarësisht vonesave që shkaktoi pandemia e Covid-19 në importin e materialeve, By-Passi i Vlorës do të përfundojë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm, një detyrim kontraktual që ka marrë kompania e cila po kryen punimet në këtë rrugë.

29 kilometrat e By-Passit të Vlorës do të lidhin segmentin me atë të Fierit, e më pas rruga do të ketë përfundimin në Orikum nga ku do të lidhet me aksin Orikum – Dukat e më pas me tunelin e Llogarasë.

Saga e ndërtimit të By-Passit të Vlorës daton në vitin 2012, ku pas problemeve me ecurinë e punimeve nga kompania ‘Serenissima’, segmenti u ritenderua dhe njëherë, ndërsa punimet rinisën në fund të vitit 2018.

6 komente në “FOTOT: Nis asfaltimi i kilometrave të para të By-Passit të Vlorës”

  1. Drejtesi says:

    1/3? Fuck, ritme breshme plehrat, pallatet e kullat ne TR i bejne per 6muaj..

    1. Hapu Xhipe says:

      Cfar 6 muaj thua?! 4muaj kur bjen shi, pa u tha mir kollonat e katit te 3 u hodh beton per kollonat e katit te 4, pastaj zhduken kur bjen termet dhe i cojn mesazh kryeministrit qe ” falimentuam”! Robq!ret.

  2. Lana says:

    “Drejtesi” qenka nje hale e vertete. Edhe ne kete rast vetem vrer nxjerr. Fare e keqe.

  3. Po po po.. says:

    Shqipua do i vere bisht edhe vezes….. Nuk thua shyqyr qe po e bejne.?

  4. Komentuesi pa pagese says:

    Sali shpellari i priste nga 7 shirita pa u bere rruga. Edvin globali i pret 7 shirita qe ne projekt 3D.

  5. Rezbat beu says:

    Gjithmone i njejti avaz per te penguar fluksin e turisteve drejt jugut duan ti mbajne ne durres ku kane hotelet politikanet legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje