Koronavirusi, Maqedonia e Veriut raporton bilanc të lartë viktimash dhe të infektuarish

27 Qershor 2020, 20:23Rajoni TEMA

Ka marrë përmasa edhe më tragjike pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Prej disa ditësh zona e Ballkanit ka shënuar një rritje të rasteve ditore të të prekurve dhe viktimave me Covid-19 dhe Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të goditura.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se në ditën e fundit 9 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërsa 150 të tjerë rezultuan pozitivë. 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 5 906 persona pozitivë, 277 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

1 komente në “Koronavirusi, Maqedonia e Veriut raporton bilanc të lartë viktimash dhe të infektuarish”

  1. komisar tepelene says:

    sa me shume me Soros te jete nje vend aq me shume pandemi ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje