Serbisë i infektohet kreu i Mbrojtjes, kontraversi i Vuçiçit

27 Qershor 2020, 22:45Rajoni TEMA

Njeriu me kontravers në qeverinë serbe, ministri i Mbrojtjes Vulin, është infektuar me koronavirus. Lajmi është publikuar zyrtarisht nga dikasteri i tij.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes serbe, Vulin po ndihet mirë dhe duke qenë se nuk ka simptoma infeksioni, ai është në izolim.

“Vulin vazhdon të kryejë detyrat e tij si ministër i Mbrojtjes në mënyrë të rregullt, duke iu përmbajtur të gjitha masave të përcaktuara gjatë izolimit”, thuhet në deklaratë.

Vulin u testua pasi pati një kontakt me Sekretarin të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili doli pozitiv me COVID-19.

Serbia është dalluar në rajon për faktin se Corona hyri deri në dikastere, ku Ministria e Brendshme u bë vatër  që në javët e karantinës.

Aty, 6 oficerë policie humbën jetën.

2 komente në “Serbisë i infektohet kreu i Mbrojtjes, kontraversi i Vuçiçit”

  1. t says:

    SHPRESOJ TE IK NE PICKE TE SEMES, SERB I NDYRE BARBAR

  2. Pesimist says:

    Vulin nuk eshte kontravers i Vuciqit. Ai e ploteson ate ne politiken kunder Kosoves. Ato qe nuk thote dot hapur Vuciqi I thote Vulini. Ai shprehet me hapur kunder Kosoves. Kjo nuk e ben ate kontraversal por krahun e djathte te Vuciqit. Ai bile eshte me direct kunder Kosoves se Daciq(Ministri i Jashtem). Te tre keta luajne kunder Kosoves. Ata nuk jane si ne Shqiptaret qe vertete jemi kondravers te njeri tjetri. Udheheqesit e Kosoves, per interesa personale shesin Kosoven shume lire. Duke e quajtur Vulinin kontraversal te Vuciqit ne tregojme se sa idjot jemi ne politike. Ne u besojme fjaleve dhe nuk shikojme veprat. Shiko psh ne Kosove, patrioti me i madh eshte Kurti sepse flet si patriot i “vertete” dhe nuk shikojme vepren e tij. Ne kohen e tij Vuciqi ngulte kembe se nuk do shkonte ne bisedime me reciprocitetin, ndersa dje tha nga Brukseli se bisedimet jane te domosdoshme dhe duhet te fillojne sa me shpejt. Pyetja per mua eshte se pse Kurti nuk thote se cka biseduar me Ljacak?
    Keto te shikojne dhe zberthejne analistet tane. Te na thone se pse Vuciqi do sot bisedimet qe nuk i donte dje? Pse Kurti e ndihmoi dje dhe nuk flet sot? Flokusat qe Vulini eshte kundra Vuciqit jane karamele per kalamanj. Mjere ne sa posht kemi rene! Na vertisin si ajo letra ne ere. Jemi servile te lindur. Ca servile te Gjermanit. Ca servile te Amerikanit. E kemi ne gjak servilizmin per ti future thiken njeri tjetrit apo dhe gjithe kombit dhe jo si mjet per te arritur qellimet tona…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje