Talenti i Shpresave drejt Turqisë, zbulohet shifra që ofron Fenerbahce

27 Qershor 2020, 14:51Sport TEMA

Fenerbahce e ka seriozisht për Omar Imerin. Mesfushori i Shqipërisë U21 është vëzhguar prej kohësh nga gjiganti turk, ndërkohë që tani raportohet se ka bërë edhe një ofertë.

Gjithsesi Shkëndija e Tetovës i ka idetë e qarta.

Kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë 300 mijë euro nga transferimi i Imerit, sikurse shkruan “Sportmedia.mk”. Për 20-vjeçarin ky është sezoni i tretë si profesionist, pasi më parë ka luajtur edhe me Shkupin si i huazuar.

Momentalisht ka një ngërç për kalimin te Fenerbahce, pasi këta të fundit ofrojë vetëm 150 mijë euro. Pra gjysmën e asaj që Shkëndija kërkon për autorin e pesë golave në kampion këtë sezon.

2 komente në “Talenti i Shpresave drejt Turqisë, zbulohet shifra që ofron Fenerbahce”

  1. Spirty says:

    Gjigandi i leshit

  2. AC/DC says:

    Bobo ça emri!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje