Brazil, 1.109 vdekje të tjera nga COVID-19, në Meksikë 602

28 Qershor 2020, 11:46Bota TEMA

Brazili raportoi 1.109 vdekje të tjera që lidhen me koronavirusin, ndërsa 602 persona të tjerë vdiqën në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil arriti në 57.070, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 38.693 infektime të reja u raportuan në Brazil, duke e çuar totalin e rasteve të konfirmuara në 1.313.667.

Sao Paolo është rajoni më i goditur në vend, me 265.581 raste dhe 14.263 vdekje.

Virusi ka marrë 9.789 jetë në Rio de Janeiro, ndërsa 108.803 njerëz janë të infektuar, duke e bërë qytetin e dytë më të goditur në vend.

Brazili cilësohet si epiqendra e epidemisë në Amerikën Latine.

Në maj, të paktën 4,2 milionë njerëz treguan simptoma të ngjashme me COVID-19, sipas Institutit të Gjeografisë dhe Statistikave në Brazil.

-Meksika

Numri i të vdekurve në Meksikë arriti në 26.381, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 212.802, me 4.410 raste të reja në 24 orët e fundit.

Më shumë se 498 mijë njerëz kanë vdekur në pothuajse gjithë botën që kur virusi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar.

Mbi 10 milionë raste janë raportuar në gjithë botën dhe mbi 5 milionë janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje