Prodhuesit kosovarë heqin dorë nga tregu i Serbisë

28 Qershor 2020, 15:41Rajoni TEMA

Lëngjet e frutave që prodhon kompania kosovare Frutomania, kanë depërtuar edhe në tregun e Afrikës së Jugut dhe në shumë shtete të tjera, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme.

Mirëpo, në shtetin fqinj, Serbinë, kjo kompani nuk ka eksportuar asnjëherë, për shkak të barrierave të vazhdueshme që i kanë pasur.

Pronari i kësaj kompanie, Armend Malazogu, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë tentuar disa herë që të eksportojnë në Serbi, por kamionët e tyre janë kthyer mbrapshtë.

“Njëra prej arsyeve dhe e vetmja dhe kryesorja, është që kodi i Republikës së Kosovës nuk është i regjistruar në kodin doganor të Serbisë dhe si i tillë Dogana e ka të pamundur që produktin e Kosovës ta zhdoganojë dhe të futet në tregun serb. Mos të flasim pastaj që certifikatat fito-sanitare të leshura nga institucionet e Kosovës nuk njihen nga ato serbe, kështu që na pamundëson eksportin në shtetin serb”, thotë Malazogu.

Kodi Doganor është dokument që përcakton rregullat doganore. Ky Kod bën rregullimin e elementeve bazë të sistemit për mbrojtjen doganore të ekonomisë së Republikës se Kosovës dhe të drejtat e obligimet e të gjithë pjesëmarrësve, në zbatimin e legjislacionit doganor.

Problem të ngjashëm ka pasur edhe veraria Bodrumi i Vjetër në Rahovec. Drejtori komercial i kësaj verarie, Fidan Haxhijaha, tregon për Radion Evropa e Lirë, se Bodrumi i Vjetër prodhon rreth 5 milionë litra verë në vit.

Tetëdhjetë për qind e këtij prodhimi eksportohet në vende të ndryshme, por jo edhe në Serbi.

“Çdo eksport që shkon për Serbi, nëse është i paketuar dhe shkruan Republika e Kosovës, atëherë është i pamundur të bëhet ai eksport, nuk e pranojnë. Për këtë arsye, ne jemi të detyruar që të eksportojmë kur kemi stoqe pak më tepër, por në sistemin refuz, jo të paketuar”, thotë Haxhijaha.

Problemet vazhdojnë edhe pas heqjes së të gjitha masave nga ana e Kosovës.

Me problemet që kanë prodhuesit kosovarë është e njoftuar edhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Kryetari Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se barrierat që shteti i serb i vë prodhuesve kosovarë, janë të trashëguara me vite.

“Herë nuk e pranon certifikatën fito-sanitare, por edhe produktin që shkruan Made in Kosova. Këto janë vështirësi të vazhdueshme. Derisa në Kosovë vazhdojnë të hynë produktet e Serbisë pa ndonjë problem në tregun tonë”, thotë Shahini.

Qeveria e Kosovës, ka hequr të gjitha masat që kanë qenë të vendosura për mallrat serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një të tillë është kërkuar që ta bëjë edhe Serbia, që prodhuesit kosovarë të mund të eksportojnë në tregun serb. Megjithatë, bizneset e Kosovës vazhdojnë të përballen me pengesa të ndryshme.

Para vendosjes së tarifës doganore për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në nëntor të vitit 2018 të vendosur nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

Ky shtet brenda një viti eksportonte në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë eurosh.

6 komente në “Prodhuesit kosovarë heqin dorë nga tregu i Serbisë”

  1. Al says:

    Pra reciprociteti i Ramushit dhe Albinit nuk ishte kot.

  2. pjeter says:

    Kete e di Granell e O’Brien? Si duhet te veproje Kosova me keta Bastarde sllave?Keto i di Europa qe nuk hap akoma vizat me shqiptaret e Kosoves,e izolon Kosoven,dhe perndjek liderat e saj,ne emer te Serbise? Si duhet ti quajne shqiptaret e Kosoves masakrat e serbeve qe bene ne Kosove Miloshevici,me ndihmen edhe te ministrit te informacionit te atehershem Aleksande Vuçic?ku eshte prokurorija speciale ne kete mes? Pse nuk duhet te aplikoje edhe shteti i Kosoves,i njohur nga ShBA,te njejta sanksione per produktet Serbe? Duhet ta ngulin mire ne koke Administrata Trump,qe ballkani nuk eshte per njeres dosido,duhen njeres njohes te mire te serbeve,sepse ata jane shkaktaret kryedore te te gjitha problemeve te hereshme dhe te tanishme ne ballkan,sepse te flasim drejt,dipllomacia e drejtuar nga Granell ne ballkan,pesoi nje goditje te rende nga Serbo Ruset,dhe shqiptaret si gjithmone paguajn araç.

  3. Emigranti says:

    Kujt i ankoheni,ne qofte se Serbia nuk e pranon prodhimin e Kosovës,atehere tregetaret Shqipetar te mos blejne mall Serb dhe populli te mos te beje asnje prodhimin te tyre,se me thene te drejten ju keni plote biznesmene (kriminele),qe janë spiuna te shkijeve dhe kështu mos nxirni qeverine ne shteg. Prandaj mos u ankoni pa lidhje,perdorni trunin o perkulni kurrizin siç ua kanë perkulur politikanët tuaj dallaverexhi deri tani. Tung

  4. ceni says:

    Beje “made in Albania”

  5. Eri says:

    Asnji lloj artikull te prodhuar ne Serbi nuk duhet te perdorin shqiptaret sikur ti japin dhe falas.Asgje serbe sllave nuk duhet te blejne shqiptaret.Aty duket atdhedashuria e vertete,se po te blejme mallrat e tyre fuqizojme armikun tone.

  6. ben says:

    Problemi zgjidhet nga konsumatoret kosovare qe duhet te blejne zero produkte serbe.
    Doni reciprocitet? Keshtu zgjidhet ky problem dhe Europa me gjithe Trump-in le te hane mut sa te kenaqen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje