Cakaj, thirrje shqiptarëve në Bujanoc: Më 1 korrik përsëritje zgjedhjesh, dilni masivisht dhe votoni listën e Luginës së Bashkuar

29 Qershor 2020, 15:06Rajoni TEMA

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Bujanocit që të dalin masivisht më 1 korrik në zgjedhjet që do të poërsëriten.

Cakaj bën thirrje që të votohet lista e Luginës së Bashkuar, ndërkohë që evidenton mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe të Kosovës për këtë listë.

Postimi i plotë i Cakajt:

Një thirrje publike dhe një lajm i mirë për shqiptarët në Luginë ??…

Më 1 korrik në qendrat ku do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc, duhet të kemi një dalje masive në zgjedhje dhe një mbështetje të fortë për listën e Luginës së Bashkuar. 

Kjo është thelbësore jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për ta ruajtur frymën shqiptare në Bujanoc. 

Ndaj, pasi Kosova e Shqipëria kanë qëndruar me një zë e një frymë në mbështetje të kësaj liste, ju lutem mbështeteni deri në fund këtë ndërmarrje të përbashkët në të mirë të shqiptarëve!

Për më shumë, pas vizitës së fundit në Luginë, Qeveria e Shqipërisë ka dhënë edhe mbështetjen e nevojshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar për përmbylljen e procedurave tarifore të teksteve të nevojshme shkollore sipas përcaktimeve të legjislacionit atje.

Kjo mbështetje shtesë vjen pasi janë aprovuar 24 tituj tekstesh shkollore të reja, të cilat do të jenë në shërbim të arsimit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Natyrisht, marrë parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë, duhet theksuar se mbetet ende shumë, shumë, shumë për t’u bërë.

Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që veçanërisht Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e mësimit shqip në Luginën e Preshevës. 

Ne do të vazhdojmë me qasje të bashkërenduar e vëmendje të shtuar për çështjet e shqiptarëve në Luginë.

Shihemi shumë shpejt me masa konkrete institucionale, natyrisht ???!

1 komente në “Cakaj, thirrje shqiptarëve në Bujanoc: Më 1 korrik përsëritje zgjedhjesh, dilni masivisht dhe votoni listën e Luginës së Bashkuar”

  1. Presheva says:

    Kur shoh ktë foto m’rrënqethet mishi, sa kohë u bë të vetmuar si fëmija pa prindë.
    Gjeneratë pas gjenerate dukë ëndrruar për bashkimë, për një të ardhme t’përbashkët.
    Do vijë dita, jo se e duam vetëm ne apo siç na akuzojnë fqinjët për Shqipëri t’madhe, do vijë dita se na është bërë padrejtsi, na është bërë e pa drejtë që nga të lindurit si Shqipëtarë, të folurit shqipë pa u ndrojtur.
    Bashkimë, jo për ti ra nqaf të tjerëve apo për ndonjë përfitim nga shteti amë, Bashkimë vetëm për tu ndjerë si Shqipëtare autoktonë, në vendin e t’parëve tanë ku shqipja është folur edhe para jezusit apo muhamedit.
    Shpresa vdesë e fundit☺️.
    Ka një të drejtë mbi të gjitha të drejtat e tjera, kjo është e drejta për një kolektiv kombëtar që të rrojë në pamvarësinë e vet dhe me krenarin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje