Covid-19 infekton familjen Dako, ish-kryebashkiaku vetizolohet në shtëpi

30 Qershor 2020, 18:38Sociale TEMA

Covid-19 ka infektuar kryebashkiakun Vangjush Dako dhe familjen e tij. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar pozitivë ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit.

Ky institucion i cili është mbyllur tashmë nga ISHSH dhe po kryhen të gjitha dezinfektimet.

“Mes tyre dyshohet të jetë edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. 

Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako të ketë bërë tamponin e koronavirusit, por nuk janë dhënë të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij. 

Në çerdhet dhe institucionet që administrohen nga shëndeti publik duke qenë se personeli ka qenë më ndërrime mujore kanë nisur të bëhen tamponët. Paniku është i madh dhe rreziku serioz”, raportohet ne media.

Nuk dihet se ku është infektuar familja Dako, po hetohet nga ana e autoriteteve shtetërore, nëse shkaku është bashkëshortja apo apo vetë ish-kryebashkiaku.

Sipas burimeve, Vangjush Dako nuk ka pasur shumë probleme dhe se prej një jave është vetizoluar në shtëpi.

Sakaq të gjithë punonjësit e laboratorit mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës që janë marrë me analizat sot janë në shtëpi. Laboratori është mbyllur. Është lënë vetëm një person që

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje