Është provë e mendjes, jo e forcës

30 Qershor 2020, 19:26Ekonomia TEMA

Dr. Gafur Muka

(Reagim ndaj projektit për ndërtimin e hidocentralit të Skavicës)

Është e disata herë që Qeveritë Shqiptare nxjerrin, si asin në mëngë për të demonstruar fuqinë investuese (në fakt për të krijuar idenë se ato angazhohen në realizmin e projekteve madhore), projektin e ndërtimit të hidocentralit të Skavicës. Ky projekt është i hershëm në kohë. Ai është pjellë e politikës së shtetit monist të paraviteve ’90 (madje si ide qysh në fillimin e viteve ’60) në zbatim të politikës së “ndërtimit të socializmit me forcat tona” Në atë kohë, me moton “të vemë plotikën në plan të parë” janë bërë shpenzime të hatashme si psh ato në fushën e mbrojtjes etj.

E pra, në këtë mjedis politik lindi edhe ideja për të ndërtuar, në rrjedhën e lumit Drin, një hidocentral gjigand që mori emrin Hidocentrali i Skavicës. Nuk e di cilat ishin shkaqet konkrete që ky projekt mbeti vetëm në letër para viteve ’90 por, e sigurtë është që ai nuk mbeti kështu sepse u refuzua nga banorët e zonave që do prekeshin, pasi atyre as nuk u shkonte nëpër mend një kundërshtim i tillë dhe, as se zbatimi i këtij projekti nuk ishte me leverdi ekonomike, pasi ky faktor ishte më i parëndësishmi përballë politikës për të shpartalluar bllokadën imperialisto revizioniste edhe në fushën e furnizimit të ekonomisë me energji elektrike. Sidoqoftë, fakt është që ky projekt mbeti në sirtar.

Pas viteve ’90 edhe katër tentativa të tjera mbetën në rrugë, për të ardhur tek kjo tentativë e pestë që e ka zanafillën në vitin 2017, pas miratimit të këtij projekti, si një nga projektet prioritare të Procesit të Berlinit ku, sipas Kryeminstrit Rama “na jepet qartësisht pamja, por dhe rruga për t’u ndjekur”. Siç shihet, kryeministri flet shkoqur tashmë se përkundër dështimit të qeverive të mëparshme, kjo e tija do ta bëjë realitet ëndrrën e parealizuar. Dhe vazhdon: “Më vjen shumë mirë që kjo qeveri do të nisë punën pas 40 vitesh për ndërtimin e një hidrocentrali me rëndësi strategjike për sektorin, por edhe për ekonominë e vendit tonë në tërësi, duke e bërë realitet një potencial të gjithëditur dhe të gjithmonë-thënë nga të gjithë, që, Shqipëria ka për të pasur një rol kyç në rajon në fushën e prodhimit dhe import-eksportit të energjisë”. Pohimi është qartazi caktimi i një objektivi joshës deri në marramendje por edhe butaforik për “rrolin kyç të Shqipërisë”.

Unë nuk kam ndërmend t’a kursej “simpatinë” time në vendosmërinë e kryeministrit për t’u shkuar deri në fund ideve, të cilat atij i lindin në kokë dhe i servir si “më të mirat e mundshme”, duke vënë në funksion të realizimit të tyre të gjithë potencialin ligjvënës e ekzekutiv. Kryeminstri e ka këtë potencial tashmë me shumicë dhe me bëmat e deritanishme ka treguar që di t’a përdorë mjaft mirë. Gjithashtu unë nuk dua t’a fsheh edhe bindjen time që, pengimi i kryeministrit në realizmin e projektit të Skavicës nuk mund të bëhet me “kallashnikov” apo duke mos e lënë atë “të kalojë mbi trupat tanë” sepse së pari, na “mungon kallashnikovi” dhe së dyti ai ka treguar që “trupat tanë” nuk përbëjnë ndonjë pengesë të pakapërcyeshme. Ajo që unë dhe, bashkë me mua edhe gjithë kundërshtarët e realizmit të këtij projekti, mund të bëjmë, është të vemë në provë mendjen përballë forcës.

Dhe me mendje unë kuptoj në rradhë të parë listimin e të gjitha dëmeve që i sjell, jo vetëm Dibrës por edhe më gjerë zbatimi i këtij projekti, për t’a ndërgjegjësuar sa më shumë popullatën lidhur me disavantazhet që i shkatohen asaj nga realizimi i këtij projekti. Një listë të parë të këtyre dëmeve e kanë paraqitur tashmë studiues të njohur si prof. Adem Bunguri apo publicisti Abdurrahim Ashiku. Të tjerë specialistë mund të listojnë të tjera dëme, ashtu siç nuk përjashtohet mundësia që të tjerë, të ekzaltuar nga ideja e kryeministrit të listojnë avantazhet që do t’i sjelle Dibrës, Shqipërisë e më tutje akoma Ballkanit e Europës realizimi i projektit. Po çfarë mund t’i shtoj unë listës së dëmeve? Si specialist në fushën e hartografisë unë e di që përmbytja e një zone, me qëllim dhe pa afat, sjell tjetërsimin e peisazhit në atë masë sa është i pamundur rikthimi i situatës para përmbytjes. Përkundër këtij pohimi çdokush, sidomos të ekzaltuarit nga ideja e kryeministrit, mund të shtrojnë pyetjen: e përse na u dashka rikthimi i situatës para përmbytjes, kur aty do “mbijë” një goxha liqen prej të cilit do të prodhohet dritë? Në përgjigjen ndaj kësaj pyetje unë nuk guxoj të them që nuk na duhet drita (kupto: neregjia) por guxoj të them që problemin e dritës nuk e zgjidh Skavica.

Natyrisht Skavica do prodhojë dritë e cila do t’a rrisë sasinë e prodhuar deri para ndërtimit të saj por…nevojat për energji rriten e rriten dhe shkencëtarët po provojnë t’i gjenë zgjidhjet jo tek përmbytja e tokave por tek burimet alternative. Pse jo tek përmbytja? Sepse ata e konsiderojnë të shenjtë çdo pëllëmbë toke. Dhe mbase nuk do të jetë e largët dita kur energjia elektrike të prodhohet nga…(tani për tani pika, pika) por jo më nga përmbytja e tokës. Atëhere do pëlqehej që zona e përmbytur të rikthehej në funksionet që kishte para përmbytjes. E pamundur! Ndaj aktualisht në vendimmarrjet për përmbytje analizohen gjerë e gjatë, lart e poshtë dmth në të gjitha prerjet përfitimet dhe dëmet, jo vetëm sot për sot por për sot e, sidomos, për nesër. Kjo nuk ka ndodhur me Skavicën. Prandaj kujdes me “kazmën” pasi mund t’i vemë kazmën të ardhmen. Kjo i duhet bërë e qartë kryeministrit. Po si? Unë sugjeroj që fillimisht dhe pa humbur kohë të veprohet në hartimin dhe nënshkrimin e një peticioni nga të gjithë ata që janë kundër. Identifikimi i personave duhet të jetë i padyshimtë.

Po ashtu edhe prejardhja e tyre. Ky peticion, që do dëshmojë jo vetëm kundërshtimin por edhe vlerën numerike të tij, t’i dorëzohet qeverisë dhe, mbi bazën e tij, të kërkohet organizmi i referendumit. Si dorëzimi i peticionit ashtu edhe kërkesa për referendum duhet të bëhen natyrshëm, pasi janë mjete demokratike dhe jo mjete dhune. Natyrisht, gjasat janë që ato të shpërfillen nga Kryeministri. Por, sidoqoftë, rezultatet e këtyre “dëgjesave publike” duhet t’i ketë në “dorë” apo t’i mbeten në “derë” këtij kryeministri, për të mos i dhënë atij mundsinë të përdorë alibinë e zbatimit të “vullnetit të shumicës”. Nëse ndërtohet Skavica, Dibrës i humbet një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tradicional, deri në masën që ajo të mos quhet më Dibër por… Skavicë. A e meriton Dibra këtë tjetërsim? Ne duhet të shprehemi qartazi që jemi kundër, pastaj Kryeministri le t’i besojë… forcës.

12 komente në “Është provë e mendjes, jo e forcës”

  1. Aliu says:

    More Gafurr, pse merr lapsin e shkruan kur nuk e di per cilat arsye nuk u vendos ndertimi i Skavices nga Shteti Socialist? Apo zoterote e di, por nuk do qe t’i perdoresh si argument se ai sistem duhet te jete i zi, sic nuk ishte?

  2. Www says:

    E solli dhe e t’holli doktori, por në fund doli tek peticioni.
    Pa dhënë asnjë argument (ai i moskthimit në gjendjen fillestare është vetëm se idiotësi).
    Skavica nuk u realizua deri më sot, së pari për mungesë fondesh.
    Dhe kur vjen puna për avantazhet e ndërtimit të liqenit për hidrocemtral, mjafton të shohësh se ç’avantazhe (përveç prodhimit të energjisë) kanë sjellë liqenet e tjerë të ndërtuara deri tani.
    Fli i qetë doktor.

  3. selfo says:

    Gafur Muka! Shkrimi yt ledhatues por dhe tendecioz nuk me pelqeu fare . Nuk me pelqeu se sa e lexova e pashe qe ke nje xhenge ne gryke qe s ‘eshte e mire por ç’ti besh; njerezit keshtu jane ndertuar Thone se meqense e kane prejardhjen nga sisoret i ngjajne dhe fazave historike te zhvillimit te tyre. Dikush i ngjan peshkut, dikush gjarperi, dikush shpendeve e qenit e dikush edhe majmunit… jam larg, larg nga Shqiperia dhe menjehere ne bibloteken time kam nje liber te nje njeriu qe ka punuar te gjitha frontet e naftes dhe ne gjithe Shqiperine , nga Tropoja ne Konispol. E mora se e dija qe kishte diçka per Skavicen. midis shume , ja çfare thote: “diga e hidrocentralit te Skavices kishte objektiv shume racionalizues. Fuqia e hidrocentralit do te ishte e vogel, por ne pothuaj pjesen me te madhe te Drinit te Zi, do te behej nje rregullator absolut i kaskades se Drinit, duke u dhene uje hidrocentraleve ne kohe thatesire dhe duke zvogeluar prurjet ne basenet e tyre ne kohe reshjesh te shumta…. Gafur , vetem kaq te mjafton qe te mos permbytet Shkodra dhe Lezha me kurre dhe marrim edhe nje sasi energjie. Ngelem me hidrocentralet e Enver Hoxhes dhe shyqyr qe nuk i prishi dhe ata Saliu si e zuri. Ketu ne liber ka shume gjera per Skavicen, por llogarite te shpien se ndreq shume me shume se sa mund te prishe Ti ankohesh se prishet klima (!) qe mua me duket absurde, kur ai veç energjise, shpeton nje here e pergjithmone ate qe i ndodh Shkodres si qytet, Lezhes dhe gjithe ultesires atje, besoj e mban mend Saliun eme Jozefinen si si e prisnin shkodranet: ata ne uje gjer ne gryke dhe gishtat perpjete. Prandaj mos u beni kaq te lehete se ka ca gjera qe kane dale boje sot me keto “argumenta” e sjellje. une s’jam specialist per kete pune, por ama nje gje e kuptoj: te shpetoshe nga permbytjet eshte me shume se sa te keshe energji me bollek, dmth edhe pa energji rron, por i permbytur me shtepi e katandi, eshte katastrofe. Se mos me akuzosh qe shkruaj kunder Saliut!

    1. Santa Quaranta says:

      Big Like Selfo!!

    2. Alias doctor says:

      Mos me akuzoni! Une nuk kam shkruajtur per fshatra e harta se nuk jam nga ajo ane, po me besoni, jam doctor.
      Sistemi i kaluar nuk e beri H. Skavica se i harxhoi fondet per mbrojtjen. Ja keshtu!

  4. selfo says:

    Gafur Muka! Shkrimi yt ledhatues por dhe tendecioz nuk me pelqeu fare . Nuk me pelqeu se sa e lexova e pashe qe ke nje xhenge ne gryke qe s ‘eshte e mire por ç’ti besh; njerezit keshtu jane ndertuar Thone se meqense e kane prejardhjen nga sisoret i ngjajne dhe fazave historike te zhvillimit te tyre. Dikush i ngjan peshkut, dikush gjarperi, dikush shpendeve e qenit e dikush edhe majmunit… jam larg, larg nga Shqiperia dhe menjehere ne bibloteken time kam nje liber te nje njeriu qe ka punuar te gjitha frontet e naftes dhe ne gjithe Shqiperine , nga Tropoja ne Konispol. E mora se e dija qe kishte diçka per Skavicen. midis shume , ja çfare thote: “diga e hidrocentralit te Skavices kishte objektiv shume racionalizues. Fuqia e hidrocentralit do te ishte e vogel, por ne pothuaj pjesen me te madhe te Drinit te Zi, do te behej nje rregullator absolut i kaskades se Drinit, duke u dhene uje hidrocentraleve ne kohe thatesire dhe duke zvogeluar prurjet ne basenet e tyre ne kohe reshjesh te shumta…. Gafur , vetem kaq te mjafton qe te mos permbytet Shkodra dhe Lezha me kurre dhe marrim edhe nje sasi energjie. Ngelem me hidrocentralet e Enver Hoxhes dhe shyqyr qe nuk i prishi dhe ata Saliu si e zuri. Ketu ne liber ka shume gjera per Skavicen, por llogarite te shpien se ndreq shume me shume se sa mund te prishe Ti ankohesh se prishet klima (!) qe mua me duket absurde, kur ai veç energjise, shpeton nje here e pergjithmone ate qe i ndodh Shkodres si qytet, Lezhes dhe gjithe ultesires atje, besoj e mban mend Saliun me Jozefinen si si e prisnin shkodranet: ata ne uje gjer ne gryke dhe gishtat perpjete. Prandaj mos u beni kaq te lehete se ka ca gjera qe kane dale boje sot me keto “argumenta” e sjellje. une s’jam specialist per kete pune, por ama nje gje e kuptoj: te shpetoshe nga permbytjet eshte me shume se sa te keshe energji me bollek, dmth edhe pa energji rron, por i permbytur me shtepi e katandi, eshte katastrofe. Se mos me akuzosh qe shkruaj kunder Saliut!

  5. Shaqo says:

    …qenke doktor trap, doktor hartash, doktor topograf, doktor qe me shume e paska me sistemin para 90 qe nuk e beri se….!!?? Parole.. parole… dhe ne fund pallavra.

  6. uskania says:

    E para, ky hc nuk u ndërtua në kohën e komunizmit, se nuk kishte mundësi ekonomike, pasi u prishëm me Kinën. Hc e tjera, TË GJITHA, i ndërtoi Kina. Sa për popullin, në kohën e diktaturës, ai nuk egzistonte, do të bëhej. Po qe se bëhet varianti A, Dibra nuk dëmtohet. Varianti 443 m ka probleme. Mirë do të oshte varianti A, me dy hc, një në Skavicë dhe tjetri në Hotesh.

  7. Revizori says:

    Po peticion per Rrugen e Arbrit bëre mo Gafurr?
    Hidroçentrali i Komanit permbyti edhe qytetin e Kukesit te vjeter komplet, dhe Kukesit nuk i humbi identiteti more Doktor.
    Po çfare Jane keto idiotësira we shkruani? Pse nuk flisni me shifra dhe fakte, por vetem me emocione, mllefe personale, dhe nostalgjira lokalistesh? Sa fshatra do permbyten mo Doktor? Sepse ne ate zone, perveç fshatit Ujmisht te Kukësit, nuk ka fshatra te tjera.
    Pse nuk na thua si hartograf qe je, a do arrije liqeni artificial deri ne Zall Dardhë e Zall Kalis? Sepse keto dy fshatra Jane buze Drinit. Te tjerat Jane ne lartesi dhe nuk preken.
    Pse nuk bën nje bilanc ekonomik se sa toke permbytet, me çfare kostoje, dhe çfare perfitojme nga hidroçentrali, perveç energjise? Nje analize kosto/perfitim eshte shkencore dhe e respektueshme. Nje shkrim i tille me sharje personale na humbet respektin per ty mor Doktor.

  8. emigranti says:

    Megjithese qe ne krye thote te perdorim mendjen, pothuajse ne jep asnje argument bindes, pra pa mend.
    Argumenta pro ndertimit do te ishin :
    Duke qene se do kete nje rezervuar te madh qe i reziston per 2 vjet si thatesires dhe rreshjeve , do te sherbeje si rregullator per rezervuaret e tjere te kaskades te cilet duke patur kapacitet te vogelzbrazen e mbushen shpejt duke sjelle permbytje ne zonzt e meposhtme .
    Do te ngadalesoje demet nga erozioni ( mbushjen me aluvione )ne rezervuaret e meposhtem.
    Do te prodhoje energji me te leverdiseshme pasi e prodhon kur I leverdis me shume , pasi ka mundesi e kapacitet per ta ruajtur ujin e ta perdore
    sipas mundesive te tregut dhe motit.
    Megjithese zihet toka me uje, ky liqen do permiresoje mikroklimen, shtoje turizmin, peshkimin. Do te jete mire qe per peshkimin te perdoret si kudo ne bote nje rrjete qe ti pengoje peshqit nga depertimi I tyre ne turbina qe sjell asgjesimin e tyre.
    Gjithashtu te futen rasate te kontrolluara peshku, per shembull.jo krap qe te luftoje llojet e tjera.

  9. Gafur ja fut kot says:

    I gjori Gafur! Eshte vertitur per te argumentuar mosndertimin e Skavices po pa arritur. Si shume pedagog auditoresh edhe ky jeton jashte realiteti. Nuk i hyn ne sy prodhimi energjise, as rregullimi i sistemit te hidrocentraleve te kaskades. Kerkon te na mbush mendjen kur eshte jashte fushes se vet. Gafur, ja ke fut pordhes.

  10. Shefqet Cela says:

    Ky doktor, po më duket si i prekur me virusin; jo në mushkëri por sipër…
    Argumenton se prishet natyra dhe bota, nuk vepron kështu!!!!
    Sa për leverdinë, nuk e di i shkreti që është e pa llogaritëshme. Përveç prodhimit të madh energjitik, baseni gjigand i tijë, (në qoftë se realizohet i plotë) shërben si rregullator i gjithë kaskadës së lumit Drin. Kjo do të thotë se do të mënjanohen përmbytjet deri në bregdet. Jo vetëm kaq por rezervat e tijë ujore shërbejnë për kohë te keqe (thatësira gjatë verës). Me ujin e rezervuar në të, bashkë më prurjet e vogla, nga dega tjetër e Drinit, do të punojnë edhe hidrocentralet në vijim.
    Në projektin fillestar është thënë se baseni mund të rezervojë ujin e Drinit deri në dy vjet.
    Shëndet doktor! Të rrofshin hartat, në se i di mirë dhe ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje