Kreu i Janinës kërkesë urgjente qeverisë greke për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve: Anulo vendimin për hapjen e kufirit në Kakavijë

30 Qershor 2020, 15:33Rajoni TEMA

Informacionet nga pala greke në Kakavije, konfirmojnë se minutat e fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të Mbrojtjes Sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavije pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.

Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dizinfektues në pjesën greke të Kakavijës çka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve antiCovid-19 të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.

Kërkesa e Kahrimanis, është pranuar nga zyrtari i qeverisë greke çka do të thotë se nesër kufiri me Greqinë në Pikën Kufitare të Kakavijes do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të dytë. Kjo varet nga instalimi i tuneleve dizinfektues që deri më tani mungojnë në palën greke.

1 komente në “Kreu i Janinës kërkesë urgjente qeverisë greke për të ndaluar hyrjen e shqiptarëve: Anulo vendimin për hapjen e kufirit në Kakavijë”

  1. NJESHI says:

    Te jemi te llogjikshem keto jane rregulla ,, ska asgje per ”lajm rracist” thjesht njoftim, rregullat duhen respektuar dhe vleresuar ,, pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje