Poshtëroi Griezmann, flet trajneri i Barçës: Do të flas me të, por nuk i kërkoj falje

1 Korrik 2020, 12:06Sport TEMA

Pas barazimit 2-2 me Atletico Madrid, i dyti radhazi në La Liga, trajneri blaugrana Quique Setien pranon se “po largohemi nga titulli”. Megjithatë, Setien ngushëllohet duke thënë se “jam i lumtur me lojtarët e mi”.

Si e analizoni këtë barazim?

Një rezultat që na hidhëron. Po ia bëjmë vetes situatën gjithnjë e më të ndërlikuar. Po largohemi nga titulli, megjithatë duhet të vazhdojmë të punojmë. Atlético Madrid ka një ekip të mirë.

Çfarë po kërkonit me ndryshimin e formacionit?

Më shumë dinamizëm dhe kombinim, por kundërshtari mbrohej shumë mirë.

Çfarë po ndodh me Griezmann?

Unë e shoh mirë, por është e nevojshme të ketë vazhdimësi. Mbase nuk ka qenë logjike ta aktivizoja në fundin e ndeshjes (minuta e 90-të), por mendova se mund të shpikte ndonjë gjë. Nuk e hodha në fushë më parë, sepse të tjerët po bënin mirë. E kam fjalën për Riqui, Messi, Suárez.

A nuk është poshtëruese ta aktivizosh Griezmann në minutën e fundit?

Unë nuk jam plotësisht dakord me këtë. Kuptohet, kaq pak minuta në dispozicion është diçka e vështirë për një lojtar të nivelit të tij. Do të bisedoj me të nesër. Nuk do t’i kërkoj falje, por e kuptoj plotësisht se mund të ndjehet keq.

A jeni i kënaqur me lojën?

Shumë i lumtur. Nuk është e lehtë të luash kundër këtij ekipi, i cili është i disiplinuar, mjaft lart në planin fizik dhe mbrohet më së miri. Megjithatë, jam i lumtur me lojtarët e mi.

Si e sheh figurën tënde si trajner?

Si trajner, nuk ndjehem në diskutim.

4 komente në “Poshtëroi Griezmann, flet trajneri i Barçës: Do të flas me të, por nuk i kërkoj falje”

  1. k says:

    Largohu! S’ke nivel per Barcen!

  2. i fismë. says:

    Une e pashe ndeshjen dhe mu duk se vendimet e arbitrit ishin shume poshteruese per Barcelonen duke filluar qe nga perseritjae penalltise apo ajo penalltia e dyte e Caraskos qe nuk e pengo kush por u godit me dashjen e tij tek kundershtari. jane momente deçizive keto, ndersa arbitri akordon penallti sikur priste momentin e nje prekje. Me ben pershtypje e moskundershtimi trajnerit apo dhe lojtareve per kerkuar sistemin VAR sepse une e pashe me vemendje penalliti e dyte nuk egzistonte. megjithate teoria e realtivitetit per te mbeshtetur si kudo padrejtesine.

  3. Gjyshi says:

    Shume i lodhur dhe katunar komplet, Xavi eshte ideali per Barcen

  4. Dori says:

    Ekip pleqsh. Ka mbsruar cikli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje