Shqipëria zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

1 Korrik 2020, 08:43Politika TEMA
Shqipëria zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme

Nga Ruben Avxhiu

Shqipëria zgjidhet zv-presidente për Sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.

“Jam krenare  të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Është një nder i veçantë të shërbej si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan ajo në postimin e saj.

Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të OKB-së pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, si ka qenë tradita e dekadave të fundit, për shkak të krizës së epidemisë nga koronavirusi.

Ambasadorja Kadare do të jetë një nga zëvendëset e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme që këtë vit është zgjedhur diplomati Volkan Bozkir nga Turqia.

Shqipëria është bërë më aktive në vitet e fundit në OKB dhe ka vendosur kandidaturën e saj për anëtare të Këshillit të Sigurimit në dyvjeçarin e ardhshëm.

11 komente në “Shqipëria zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB”

  1. vang says:

    Urojme :PUNE TE MBARE.

  2. selfo says:

    Bravo; kjo eshte ajo nusja e djalit te Janulles apo tjeter? Se dhe Janulla me djalin ne Amerike jane.

  3. edi says:

    Edhe Ramen e kemi kryetar te OSBE-se por ama ne nuk na lejojne te kalojme neper kufijt europiane.

  4. Ariu says:

    Tani po! A u marrte dreqi me gjithe kete larasken!

  5. perlat spahiu says:

    ti je ajo vajza e kermes turke ismail sulltan kabare,qe persekutoi , internoi e burgosi nje familje te pafajshme.faji i zbuluare ei deklaruar ishte se ra ne dashuri me vajzen e ismail sulltan kabare mikun e ngushte te djalit te kriminelit mahmut shehu,bashkim shehu.

  6. Tironci says:

    Kjo do jete ajo ish dashnorja e renatos, qe ngeli me barre dhe ismaili e coi ta deshtonte ne maternitet ndersa ate renaton e degjeneruan se ishte familje e deklasuar. Keta gjithemone kane ngrene si ne komunizem edhe ne demokraci, se kane ditur ta dredhin si kurvat si burrat edhe grate. Keta jane te pa bese sic ishte edhe enveri vete. Keta e ndihmuan enverin te bente ato krime qe beri ne shqiperi, dhe po keta na hiqen tani si demokrate bashke me ismail kurven.

  7. Loni says:

    O Perlat o idiot….Kadareja na ka zbardhur faqen ne perendim….ktu vetem Kadarene e Nene Terezen njohin….as per zv/ presidencen ska asnje vlere……te na hapin kufijte se vetem izolim e asnje antaredim qe nga 2010 skemi.

  8. Jack says:

    Keto jane momente qe na favorizojne, e qe na shtrojne detyra per te punuar per njohjet nderkombetare te metejshme te Kosoves. Jam i sigurte qe Shqiperia do beje shume per kete ceshtje.

  9. Lasgushi says:

    Tashti e hudhem,se kjo e parsekutuara eshte e zonja.Ishalla i ka ngjare te emes nga shpirti.Se nga pamja eshte toidhjo kolaq.

  10. Cukur says:

    Cok guzel Kadarestein hanem with arkadas Volkan Bozkir.Mukkemel. Porta e larte. Abdulhamid.

  11. Shqiptar says:

    Besjana do kete rroge me te larte, kurse Shqiperia asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje