Edi Rama, politikisht korrekt

30 Qershor 2020, 19:24Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Pas njoftimit të zyrës së Prokurorit të Specializuar që gjendet në Hagë se ajo zyrë do të ngrejë akuza të rënda për krime luftë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kam  dëgjuar me shumë vëmendje e respekt Dr. Rudina Jasinin, eksperte së drejtës penale në Universitetin e Oksfordit në një lidhje të drejtpërdrejtë me Blendi Fevziun në emisionin « Opinion » dhe kam lexuar më pas edhe një shënim të saj me titull « Paradokset e Gjykatës Speciale » (Botuar në Tema, origjinali marrë nga portali Lapsi.al).

Prej analizës së saj jam kthjelluar mbi gjithçka që ka të bëjë me atë gjykatë, me statusin e saj, me një lloj besimi gati të verbër që kemi ne shqiptarët ndaj atyre që i quajmë partnerë dhe, më në fund, arrita në përfundimin se ky veprim i prokurorit të specializuar është në vazhdën e një lloj politike denigruese që bëhet ndaj nesh, shqiptarëve, prej shekujsh dhe pa dashur të bie në konspiracionizëm, ky veprim të kujton cinizmin dhe ftohtësinë me të cilën në të shkuarën shumë sirtarë diplomatikë europianë kanë nxjerrë kohë pas kohe planet për t’i dëmtuar shqiptarët dhe për të mos i lënë që të ndërtojnë shtetin e tyre. Të tilla raste të bëjnë të kujtosh historinë dhe të sjellësh në vështrim faljen e tokave shqiptare Malit të Zi pas rënies së Perandorisë Osmane apo aneksimin e Kosovës dhe deri edhe masakrat mbi çamët dhe boshatisjen e asaj krahine të populluar me shqiptarë.

Kjo është ana historike e problemit dhe ajo që të tjerët na kanë bërë neve. Mirëpo, jemi në shekullin XXI, kanë rrjedhur shumë ujëra dhe shqiptarët, falë SHBA-ve, kryesisht, dhe BE-së, gjithashtu, arritën që luftën heroike të UÇK-së dhe rezistencën e aksionin politik të nisur me Rugovën e me plot patriotë të tjerë, ta finalizojnë me Pavarësinë e Kosovës. Fitorja e pavarësisë së Kosovës mund të shihet edhe si një kthim në të vërtetën e mohuar dhe si një abrogim i atij qëndrimi jo të drejtë që kishin mbajtur po ato vende europiane që firmosën bombardimin e Beogradit mbi 100 vjet më parë kur kishin nënshkruar aneksimin e Kosovës Serbisë.

Edhe kjo në vija të shkurtra është histori, është ajo që ka ndodhur. Më kujtohet titulli i një libri të Klintonit për ato ngjarje në vitin 2000 në mos gabohem : « Ne luftën, ju paqen».

Pikërisht te sjellja jonë në paqe mund të gjenden edhe ato dobësi të cilat pastaj bëhen lehtësisht të atakueshme nga një pjesë e mirë e politikës europianë që, për njëmijë e një arsye, ka një opinion jo korrekt për shqiptarët në Ballkan dhe në Europë. Të mos harrojmë se retë e vjetra të paragjykimeve etnike, religjioze e kulturore nuk janë shpërndarë ende nga qielli i Europës apo dhe më gjerë. Shihni se çfarë po ndodh sot në botë me lëvizjen antiraciste që shpërtheu në SHBA dhe që u përhap në gjithë globin.

Kjo lëvizje tronditi nga themelet edhe një pjesë të memories historike të Perëndimit duke skualifikuar nga hierarkia e kujtesës simbole të historisë së atyre vendeve. Vala e llahtarshme e shkuljes së monumenteve tregoi edhe njëherë se kujtesa historike nuk është një tekst i shenjtë, por një masë delikate që mund të shformohet sa herë që veprimet e një njeriu të vetëm, të një grupi apo edhe shteti shkelin ato parime që duket se janë të panegociueshme. Nga ana tjetër, kjo lëvizje tregoi se e shkuara ka ende shumë peshë në jetën moderne. Dhe ne, shqiptarët, sidomos, nuk duhet ta harrojmë këtë. Mirëpo, ne jo vetëm që nuk kemi nxjerrë mësime nga e shkuara, por sillemi edhe sot e gjithë ditën si reflekse dhe si njolla të errëta të saj.

Siç e dimë të gjithë, plaga më e madhe e jona ka qenë përçarja dhe dasitë. Komunizmi e çoi në absurd ndarjen klasore brenda kufijve të Shqipërisë dhe për fat të keq, edhe historia e re e Kosovës po dëshmon se edhe në atë vend ndarjet, hasmëritë, përçarjet janë tmerrësisht të thella. Unë vetë e di se sa e vështirë është të ndërtohet mentaliteti i atdheut, bindja se Shqipëria është mbi gjithçka, se vlerat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë janë mbi çdo ambicie politike apo mbi çfarëdolloj ambicieje tjetër. Më kujtohet përsëri një rast tjetër që ka të bëjë pikërisht me këtë vetëdije. Miqtë tanë italianë, të cilët me historinë e tyre i kanë mësuar botës si të ushqehen, si të vishen dhe i kanë treguar njerëzimit vlerat më të mëdha në art, vijojnë edhe sot të jenë të paragjykuar, madje shpeshherë edhe jo të bashkuar si një entitet i madh.

Më kujtohet D’Alema në një rast kur ishte kryeministër dhe disa gazetarë në nje bisedë i kërkonin se përse Italia nuk merr një peshë më të madhe si autoritet në BE ? Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu : Ne, italianët kemi shumë vlera, por ama nuk kemi arritur të ndërtojmë konstruktin : Italia mendon se… etj, etj. Kur çohet në Këshillin e Europës presidenti francez ai thotë : Franca mendon. Sepse ata e kanë arritur tashmë këtë mentalitet që janë Franca, ne, italianët ndjehemi akoma të ndarë në Jug e Veri, në rajone e komuna. Ne, italianët, jemi të parët që përçmojmë italianët e tjerë.

E ç’mund të thuash për Shqipërinë e Kosovën ? Hpaja dhe njohja jo vetëm që nuk na ka shërbyer që të afrohemi, por na ka bërë më agresivë me njëri-tjetrin. Qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë funksionojnë pa pushim dy kuzhina që prodhojnë helm, vrer e shpifje për Shqipërinë e Kosovën. Askush sa ne shqiptarët nuk ka prodhuar fake nwes e shpifje për qeveritë tona, duke menduar se kështu jemi liberalë, luajalë me Perëndimin dhe interesantë. Më kujtohet se edhe profesor Rexhep Qosja, para disa kohësh e kishte pikasur këtë shqetësim dhe në mos gaboj thoshte se atë që po i bën Shqipërisë media në Kosovë nuk ia bën as Serbia. Pa bërë asnjë verifikim ne kemi përcjellë në Perëndim imazhin se jemi vendi i kanabisit, i mafies, i vrasësve dhe i xhihadistëve.

Pikërisht për të gjitha këto që përmenda, personalisht në gjithë këta vjet e kam mbështetur dhe e mbështes Edi Ramën sepse ai është i vetmi shtetar në këta 30 vjet që bashkë me Rugovën po përpiqen që të mos përçajnë shqiptarët, por t’i afrojnë ata. E kam thënë dhe herë tjetër dhe po e përsërit edhe tani që Edi Rama ka meritën se unifikoi faktorin shqiptar në Maqedoni dhe atje për herë të parë shqiptarët fituan postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. Falë lojës së zgjuar e dashamirëse të Edi Ramës edhe shqiptarët e Malit të Zi unifikuan qëndrimet e tyre dhe sot kemi një përfaqësim tjetër të shqiptarëve në atë vend. Dhe tani në fund edhe në Luginën e Preshëvës, në rezultatin që po arrijnë banorët e asaj treve, ndikimi pozitiv i politikës së Edi Ramës ishte vendimtar.

Ndërsa turi i tij i fundit në Kosovë, mesazhet që dha në komunikimin me mdiet, qëndrimi i prerë dhe i vendosur për të deligjitimuar moralisht sjelljen e prokurorit të posaçëm të Hagës, përunjësia ndaj Haradinajt dhe dëshira për ta takuar atë larg mërive apo sjelljeve të mëparshme, e projektuan edhe njëherë Edi Ramën si një lider që po përpiqet të modelojë kuptimin për atdheun ashtu siç do të donim të gjithë. Pavarësisht se jo të gjithë udhëheqësit e Kosovës janë në një mendje me Ramën, kush më thotë se a ka dëgjuar prej tij fyerje, shpifje dhe ofendime ndaj ndonjë politikani të Kosvës ? Kujtoni se çfarë ka nxjerrë nga goja Berisha kundër Thaçit dhe besoj e kemi të qartë të gjithë se Edi Rama nuk është një ëngjëll, dhe se edhe unë nuk jam në një mendje me të për shumë e shumë punë të tij që nuk i ka bërë si duhet, por, në këtë rast, pa dashur të bien ë patetizëm, po them vetëm kaq : Edi Rama po sillet në hapësirën shqiptare politikisht korrekt.

(TemA)

27 komente në “Edi Rama, politikisht korrekt”

  1. iksi says:

    politikë = kurvë
    politikisht korrekt = kurvërisht korrekt

    1. Fernando says:

      O Ilir Yzeiei!
      Edhe ti korrekt po sdillesh me servilizmat e tua!
      Edi Rama shkoi ne Kosove te zbute poshtersite e tij me serbet me pare!
      Po me dy kryeministrat e Kosoves qe u grric si macja me miun,si te duket ty?
      Po me Minishengenin qe shperfilli Kosoven,si te duket ty?
      Po kur Kosova vendosi taksen per mallrat serbe,pse Rama nuk perfitoi nga kjo per interesa dy paleshe,por u mbylli kufirin sikur te ishte bashkepuntor me serbet?
      Me thuaj zotrote,se pervec sofizmave folklorike cfare i ka ndihmuar kosovaret Rama?
      Po mbledshjet e perbashketa te te dy qeverive tere polpe,cfare rezultuan,kur shumica e tyre as filluan fare?
      Po taksen e rruges se Kombit per cfare e vuri Rama,kur kosovaret vijne ketu dhe shpenzojne mijra euro sa here qe vijne per pushime etj?
      Rama eshte antishqiptari me i urryer sot per sot!

  2. mario says:

    Nje shkrim i mrekullueshem.Me vjen mire qe nje ish profesor i Universitetit te Elbasanit shkruan kaq paster dhe reale.E kunderta ndodh me Luciano Bocin e PD se edhe ai ka qene student dhe profesor atje ne Elbasan,por kur shkruan ai ,se e lexoj no per gje se e njoh pak,shkruan vetem genjeshtra dhe budallalleqe.Cfare ju ka bere Sala dhe Luli ketyre te PD,lavazh truni me acid.?

  3. ZIGUR QARRI says:

    PD ka paguar gazeta perendimore per te share Tiranen zyrtare. Kujtoni gazeten”Bild”, a thua se keshtu do te dukeshin me moderne, me politikane, por ne fakt, jane dukur me hunj se jane ne te vertete. Kultura e nje kryetari partie nuk duket sa gjuhe te huaja di, sa i arsimuar eshte, por sa dhe si i sherben shoqerise, vendit ku eshte pjelle. Asnje minister, k/minister, president i vendeve perendimore, perjashto vendet afrikane, diktatoriale, nuk kane shkaterruar ekonomine e vendit te tyre me parrullat idiote te “çekut te bardhe”, ” terapise se schockut”, ” ne qeverisim, bota na ndihmone”, firmat famekeqe rentjere qe perdhosen edhe ate pak deshire qe kane njerzit per pune te ndershme, me qellimin e vetem per te rrenjosur tek populli idene e udheheqesit vizionare. Kete kujtojme nga tribalet e PD, nga nje qeverisje klanore (kujto dajakun per kundershtaret), qeverisje kanunore, ku ligji ishte ne sherbim te kryetelendarit (kujto kryeprokurorin Llalla). Lutem zotit, qe te mos na vijne ne pushtet perseri, qofte edhe me fytyrat e kukullave prej dylli, si buratini, si idioti i lindur,Basha.

  4. Timi says:

    Saktë. Të flasim më pak e të mendojmë e të punojmë më shumë. Kjo ju duhet shqiptarëve.

  5. Klimax says:

    Dhe mbasi u “kthjellove” kuptove se e keqja e shqiptareve erdhi mbas largimit te Perandorise Otomane??!! Sigurisht nuk e thua troc keshtu, por cuditerisht kur historine e ketij populli e nis ne ate periudhe, atehere ky eshte konkluzioni! Mos valle para 1912-es ishim te bashkuar, te dashur, te beses, vazhdues te kultures, tradites, beses te atij qe ne deklarojme Hero Kombetar? Jo per gje, por per disfatat tona akuzojme gjithmone te tjeret, te huajt, serbet, greket, malazezet, europianet, …. ah, po komunizmin (edhe kjo ideologji ishte e huaj) dhe asnjehere vetveten, “engjejt”, “autoktonet”, “viktimat e perjetshme”!!!! Kjo eshte historia jone, vetem 110 vjet??!! Po ata, cfare ishin ata qe zhduken identiten e tyre, ata qe perdhunuan luften 25 vjecare te Gjergj Kastriotit, ata qe luftuan per shekuj nen uniformen osmane ndaj popujve te shtypur te Perandorise, ata qe njiheshin per egersine e tyre, ata qe vrisnin e therrnin, ata qe digjnin e shkateronin, ata qe ishin me te besuarit dhe me mbeshtetesit e Perandorise Osmane, ata qe fituan tituj e cifliqe prej saj? E pra, nuk jemi ata qe propagandohet qe jemi, nuk jemi as engjej dhe as me te mire se te tjeret!
    Po nuk kuptuam se edhe ne jemi si te tjeret, se edhe ne jemi si ata qe gabojne, vrasin, vjedhin, urrejne, shantazhojne, perdhunojne, mbajne postin e pushtetin me korrupsion, ligje mafioze e familjaritet qe fatkeqesisht te gjitha keto i kemi me shumice e na teprojne me shume se te tjeret qe ne akuzojme, atehere nuk kemi kuptuar asgje!

  6. Lako Dejani says:

    Bravo, profesor Iliri. Je shume i sakte ne analizen qe ben. Edi Rama nuk i eshte i rene nga qielli, por modeli i tij politik dhe i sjelljes politikisht ndaj kundershtarit, kushdoqoft ai, jane mese korrekte. Shembulli qe bini ne shkrim per ish Kreyeminitrin italian D’Alema per nje fare inferioriteti te italianeve mes me te medhejve te Europes pwr shkak te mentalitetit ndares jug-veri, i cili ndeshet edhe tek ne ca me shume dhe dukuri te tjera ne Kosove, flasin se jemi larg te qenit te emancipuar si duhet kulturalisht dhe politikisht. Rama, eshte nder te paktet shqiptare dhe i vetmi nder politrikanet e sotem shqiptare ketej dhe andej kufirit, qe eshte bere europian me kohe, sepse ka trashegimi qytetare ne disa breza. Nuk mund te presesh urtesi dhe luajalitet nga ata politikane shqiptare qe permendin pa droje Kanunin e Lek Dukagjinit , “plumbin ballit” dhe “hedhjen nw Lanw”, qe e quajne kundershtarin politik “tradhetar”, “kriminel’ etj, pale sharjeve pa dogane per shkak te formimit te tyre te manget familjar e krahinor, nderkohe qe i temben dialogut, mirekuptimit, kompromisit etj. Urdhero te lutem dhe lexo Andi Bushatin ne njoftimet qe jep sot kjo gazete rreth asaj çfar thot ai per viziten e Rames ne Kosove… Dhe kush se….? Nje inatçi profesionist.

  7. Hykanabe says:

    Shume shume e sakte BRAVO ILIR YZEIRI. Sa i mungojne shqiptarise MENDIMTARE TE TILLE

  8. lori2 says:

    I sakte dhe objektiv, si gjithmone z. Yzeiri. Falemnderit.

  9. Presheva says:

    Të lumtë pena o burrë ??.

  10. Arber iliri says:

    Ndaj te njejtin mendim Yzeiri.

  11. Llaman says:

    Ku i bazon Iliri bindjet se prokuroret na qenkan te maipuluar ? Edi Rames ja do puna te shprehet keshtu, por politikisht eshte i gabuar per kete rast, krejt e kunderta nga sa pretendon Iliri

  12. Zgalem says:

    Gazetari Ylli Yzeiri , e ka treguar me kohe pjekurine gazetareske . Ne kete rrast ka konmentuar nje te vertet te madhe te kesaj dekade : Jane rritur te drejtat e shqiptarve ne Ballkan dhe uniteti shqiptarve eshte ne rrugen e duhur . Ne te tera rrastet , Yzeyri shquan , se eshte merite e Edi Rames . Kudo , qe ka ka shkuar ka krijuar situate te re bashkimi dhe solidariteti shqiptar . Kemi te bejme , me nje emancipim te kombit , fale te drejtave te popujve dhe kombeve . Kete k a shkruar Ylli , sot ne “Tema” , me titull “E. rama ” – shtetar korrekt” . Zgalem

  13. drini says:

    Shume e drejte Ilir perendimi eshte racist dhe bias ndaj shqiptareve dhe ballkanit.Me njerzit me ngjyre politkanet e perendimit jane ne zbythje dhe ne plotesim me shume se sa utakojjne te drejta atyre.Por njerzit me ngjyre u bashkuan dhe po i shkallmojne kursee ne shqiptaret ne vend te bashkohemi ngelem gjithe kohen duke share shqiperine dhe njeri tjetrin. Ne qe jetojme ne perendim e shikojme sa drejtesi ka per emigrantet megjithse politikanet pergjerohen si kampione te demokracise.
    Nqs Rama si politikane perpiqet per nje unitet midis shqiptareve kete duhet ta beje cdo shqiptare e gjithe media ne shqiperi e kudo. Perdite ne media shkruhen artikuj shqiperia nuk behet shqiperia keshtu e shqiperia shtu.Pse ore nuk kane probleme vendet e tjera sa te duash por hahen si qente si ne
    Shqiperia nuk behet shkruante nje gazetare dje Po mire ti si azetare a je bere.A e krahason lirine ne komunizem me kete qe ke tani te shkruash cfre te duash.Po nga ekonomia a ma krahason veten me veten tende ne komunizem. Apo e krahason veten me norvegjezet dhe Danezet qe nuk kane patur historine tone

  14. Ed says:

    BRAVO ZOTI ILIR FALEMINDERIT PER KETE ANALIZE TE SAKTE

  15. Pokeristi says:

    Nje analize e sakte.Reale korekte dhe gjithe perfshirese.
    Të jemi te bindur dhe koshiente,po s’njohem vehten,s’kemi asnjeherë te drejte te gjykojme te tjeret.Ne te kundert jemi preh i lehte per ta.Ja ç’bejnë sot me ne,te perçarë!Ju kemi lene vetë shtigje të bëjnë te bardhen te zezë,te na trajtojne jo më si dikur te eger,por si te terbuar,nga viktima ne kriminele.
    Kam besim tek kryeministri isotem se me formimin intelektual qe ka,me kulturen demokratike qe mbart me kurajon civile dhe ndjenjen e shqiptarizmit,do kontribuoje sadopak ne kete situate sa komplekse e delikate,aq e veshtire dhe fisnike.

  16. ABC says:

    Lexova nje pjese ne fillim te kesaj analize! E nderpreva leximim kur ky njeriu shkruan „Ne Shqiptaret“.
    Arsyeja eshte mqs edhe une jam i lindur shqiptar! Nuk kam deshire te lexoj me tutje se cfare shkruan nje njeri ne emrin tim por shfrytezoj rastin qe ne kete koment te shpreh mendimin tim.
    Aktakuza qe nje organ gjyqesor i ngritur me vota me demokratike qe Republika e Kosoves e ka lejuar te krijohet po pergaditet te ngrihet ndaj udheheqeseve te ish – UÇK, nuk ka askush te drejte ti veje ne dyshim, e vetmja menyre eshte mbrojtja e pafajesise para gjykates!
    Dalja e rrufeshme ne mbrojtje e Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, eshte nje vetevrasje politike ne skenen politike Europiane e tij. Une personalisht jam nje mbeshtetes i ketij Kryeministri, per mendimin tim eshte edhe personi me i pershtatshem i situates sone, por them se fatkeqesisht tregoj qe eshte nje aspirues I vlerave traditionale shqiptare dhe ballkanike dhe jo i vlerave Europian!
    BE ku ne synojme ti badhkohemi eshte nje bashkim vlerash, prandaj dera e saj do ngelet e mbyllur per aq kohe qe lideret tane nuk i mbartesin keto vlera!
    Arritja ne kete standart I ngjan nje lloj evolucioni!
    Une them qe kjo ishte fillimi i renies se karrieres politike te Edi Rames! Jam kurioz cilat do jene levizja dhe aktoret e rinj politik qe do te ngjiten ne skenen politike te vendit!

  17. Alfa says:

    Ne duhet t’ua dime per nder Austrohungarezeve.Se po te ishte per politikanet tane ne as gjysmen e Shqiperise qe kemi sot nuk do e gezonim.

  18. Virusi says:

    Akoma s’kemi kohezionin e nevojshem te kombit. Me e keqja jane politikanet qe i bien njeri gozhdes e tjetri patkoit. Duhet kohe dhe kulture.

  19. Loku says:

    Analize e sakte.

  20. Gimi prej Tirone says:

    I lumtë autorit te ketij shkrimi.Perfekt !.
    Shqiptaret jane ziliqare dhe te pa besë me njeri tjetrin.
    Shqiptaret kane qenë dhe jane bythelëpirsa per të huajt.
    Jemi akoma popull pa identiet.

  21. Shpalosësi says:

    Ilir
    “Eshte shume e sakte qe z. Rama ka bere me se shumti per bashkimin e faktorit shqiptar ne trojet tona…”
    Artikulli qe e ke shkruar me pelqeu por fjalia qe ishte futur ne tekst eshte shume kunderthenese…”Rugova dhe patriot te tjerr”. Ketu duhet te jemi te qarte, ai (Rugova) nuk kishte filluar asgje. Me urdher nga Beogradi e themeloi
    (LIDHJEN) DK. Kete parti Beogradi e la te lire qe te veproj ne Kosove, ia dha kazmet te bejne gropa ne detin e hapur. Kunder asnje anetari te LDK-se Beogradi nuk ngriti aktakuza. Humbjen e luftes ne Kosove, Beogradi e kuptoi, prandaj konkurentin e pare, PATRIOTIN Ukshin Hoti e likuidoi.
    E likuidoi prof. Fehmi Aganin. Prandaj perdorimi i emertimit patriot, nga ju eshte pergjithesuar, ne kuptimin strategjik eshte pozitiv, por ne kuptimin objektiv eshte neverites.
    Si analist ju duhet ta shtroni kete pyetje perse Srbia nuk ngriti aktakuze kunder Ibrahim Rugoves, Stipe Šuvarit ne Kroaci , kunder Raif Dizdarevićit ne Bosnje dhe Hercegovine?
    Z. Thaçi nuk e kapi pushken ne dore per ta bere Kosoven republike te shtate. Kjo qe po ndodhe ne Kosove ka qene e ditur dhe paralajmeruar para 20 viteve…

  22. Velo says:

    Bravo, analizë e mënçur. Intelektual.

  23. dhembeli says:

    Dy citime perdori Rama:
    – Gj. Fishten …kur e pyeten ,si jane shqiptaret, dhe pergjigja ishte ;” ashtu si i do hasmi”
    dhe K.Spirin,… “Mora pushken dola malit ,
    te luftoja per atdhe,
    ku ta dija un’ i ziu
    se armiku ishim ne.”
    Kete shpjegoje Rama, shume shkurt.
    Mire e ke shpjeguar o Ilir, …por ka me shumice qe s’te kupton ose s’duan te te kuptojne.

  24. Fratar says:

    Te thuash per kete shkrim: “sakt”, “shumë bukur”, “shumë qart”, mendoj se eshte pak!
    Falnderime, i nderuar Ilir Yzeiri!
    Misioni i gazetarit eshte të qënit i vertete, real, i besueshem, i qarte, argumentues dhe vizionar.
    Fatkeqesisht ne gazetat tona shkrime te tille lexohen rralle here, prandaj e falenderojne shume lexues autorin e shkrimit ne fjale.
    Shendet e suksese, i nderuar Yzeiri! Je model i gazetarit dhe te paktë jane gazetaret si ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje