Policia ka arrestuar personin e katër, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës, ekzekutim që ndodhi para pak ditësh në zonën e “Komunës së Parisit”.
I arreatuari është Gjekson Pusi, i cili dyshohet se ka qenë transportuesi i Viktor Markut, autor i dyshuar i vrasjes.
Ai është arrestuar në Shkodër.
Kjo, pasi Pusi akuzohet se dje është përfshirë në një tjetër atentat.
E habitshmja është se ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por Brenda pak ditësh ka dalë si pa të keq, për të marrë pjesë në dy atentate.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.
Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.
Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.
Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.
Jakson Pussy.
Hahahahahahahahahaaa
Të të vrasë dikush me emrin Gjekson Pusi, më mirë vrit veten.
Kur thoshte Qazim Mulleti , me keta qe kam une rreth meje, komunistat hane dreke e darke ne shtepine time
Pse mos te merrte pjese , ato ishin pune te prapambetura , ky duket djale punetor
Malesoret e ardhur nga malet e Dugagjinit dikur merrnin dele e dhi me dal ne stan, sot jane bere trima me pistoleta e kallash ne dore.
Rracë e shpifur.
Moisi Golemi
Hahaha…më se e saktë ajo qe thua…po ja që ndodh dhe keshtu…ne Albo te vrasin dhe pusat hahaha