Vdes nga koronavirusi 2 ditë pas dasmës, infektohen mbi 90 të ftuar

1 Korrik 2020, 20:40Lifestyle TEMA

Një 30 vjeçar në Indi humbi jetën 2 ditë pas dasmës së tij si pasojë e koronavirusit, në një ceremoni ky morën pjesë qindra të ftuar.

Autoritetet dyshuan se virusi mund të ishte përhapur gjatë ceremonisë martesore dhe për këtë arsye testuan të gjithë të ftuarit. Pas daljes së rezultateve u konfirmua se mbi 90 të pranishëm në këtë dasmë ishin pozitivë me Covid-19.

Ngjarja është regjistruar në mesin e qershorit në shtetin Bihar dhe konsiderohet si një ndër rastet e para të përhapjes së pandemisë në masë për shkak të grumbullimeve.

Dhëndri 30 vjeçar, me profesion inxhinier informatike kishte shfaqur simptoma të koronavirusit dhe ndërroi jetë dy ditë pas dasmës. Trupi i tij u dogj duke mos iu lënë mundësinë autoriteteve të hetojnë nëse virusi ishte shkaku i vërtetë i vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje