Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur kundër vendimit të RTSH-së për blerje të drejtën e trasmetimit të 18 ndeshjeve të Champions League.
Balla tha se nuk është dakord që të televizoni publik të blejë ndeshjet me një vlerë 1.8 milionë Euro.
Për deputetin e PS, këto para duhet të ishin përdorur për të fuqizuar sinjalin, pasi ndeshjet e futbollit janë luks.
“Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë Euro televizoni publik që të blejë Champions League, ndeshjet janë në sektorin e luksit.
Qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet e Champions League, por them se do jetonin edhe më parë pa i parë.
Këto para mund t’i kishit përdorur për të blerë pajisje për të fuqizuar sinjalin e transmetimit. Nuk e kuptoj si mund të shpenzohen kaq shumë para për të blerë ndeshjet”, u shpreh ndër të tjera Balla teksa kërkoi dhe anulimin e kontratës, pasi nuk i bën nder televizionit publik.
RTSH ka blerë të drejtën e transmetimit të 18 ndeshje në vit të Champions League, nga të cilat do të transmetojë një ndeshje në javë.
(TemA)
O Balla je komplet gabim dhe eshte turp qe flet ne emer te socialisteve. Turp qe po ndikoheni nga lobimet e kanaleve private qe i kane zhvat shqiptaret sipas qejfit keto vite dhe kurre nuk e keni hapur gojen. RTSH eshte aset kombetare , duhet mbrojtur dhe investuar ne te. Ka fituar nje gare ndeshmerisht dhe bravo ju qofte. Nga imazhi, reklamat dhe audienca qe do i rritet 1.8 milion jane invesim i shkelqyher.
Ti o Balla po pate kohe fol per rrogat e gazetareve te KLAN qe nuk i marrin me muaj, per shumicen derrmuse te mediave qe punojne ne te zeze dhe mashtrimet me paketat digitale. Ka dyshime shume te forta qe pastrojne para dhe jane kok e kembe te kapura nga pronaret e tyre duke vendos gjoba per “vetfinancim”.
Eshte e pa precedent qe nderhyn dhe fut hundet ne nje intusticion te pavarur sic eshte RTSH.
Bravo te qofte taulant plehra! Se sduhet ti paguaje TVSh nga taksat dhe ti ofroje kete sherbim qytetareve por duhet ta blere disa here me shtrenjte tek ai te cilit po i ben qoken ti. Ta bleje 3-4 here me shtrenjte qytetari te paketat private te klanit apo top channel thua ti!
Bravo taulant bravo. Keshtu dalengadale po sillni LSI ose Pd ne pushtet.
Bravo e faqen e zeze pac. Po ky vend ska Km
Po patjeter qe nuk mund te ndodhi ndryshe. Kur i japin Thomait minimumi 10 miljone Euro ne vit pa levizur nga vendi ai nuk ka pse ta vrese mendjen pervecse per te gjetur format se si do ti prishe ato para. Shikoni cudirat e TV te cdo fshati se qytetet jane mbuluat te gjitha. Personel pa fund per budalalleqe. Forma me domethenese se si shpenzohen parate publike. Beni nje analize se sa i kushton cdo perqind e ndjekesve per gjithe TV-te dhe do te kuptoni koston e veretete te Thomait. Televizionet lokale jane perdorur ne Itali para shume vitesh, kur nuk kishte rjete sociale dhe mjete te tjera komunikimi si keto te sotmet. Ngritja e kesaj strukture sot eshte me shume se qesharake.