BE i dha "dritën jeshile" për të hapur kufijtë, Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së të infektuarve me Covid-19

3 Korrik 2020, 14:25Rajoni TEMA

Ndërsa BE u dha dritën jeshile serbëve dhe malazezëve për të lëvizur, situata e përkeqësuar nga Covid-19 ka bërë që qeveria e Serbisë të rikthejë masat e kufizimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Këto masa shtesë, duke i paraprirë situatës, do të jenë në fuqi deri në 18 korrik, ndërsa shërbejnë vetëm për Beogradin, i cili ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se klubet e natës dhe kafenetë pa ambient të jashtëm do të mbyllen për dy javë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Po ashtu do të mbyllen të gjitha konviktet studentore në Beograd.

Sipas Vuçiç problemi më i madh me Covid-19 është në kryeqytet, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve. Presidenti paralajmëroi gjithashtu se nga e hëna, të gjithë ata që nuk mbajnë maska mbrojtëse në ambientet e mbyllura në Beograd do të gjobiten.

Në 24 orët e fundit 6 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa infektimet e reja ishin 359.

Që prej shpërthimit të pandemisë, vendi numëron mbi 15 mijë raste dhe 287 viktima.

4 komente në “BE i dha “dritën jeshile” për të hapur kufijtë, Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së të infektuarve me Covid-19”

  1. artiles says:

    Natyrisht, na pëlqen apo s’na pëlqen ne “Shqiponja pa sqep”, Serbia është shtet i konsoliduar, që nuk gënjehet me karamelet e Evropës, por vlerëson dhe vendos vetë për sigurinë e qytetarëve të saj.
    Ndërsa tek ne….ehhh; pozita dhe opozita do ishin hapur bythësh, kush e kush më shumë, duke pretenduar se “ishte merita e tyre” që Evropa i hapi kufijt për shqiptarët!

  2. Bbb says:

    Shpalle sa te dush….se len Evropa pa ardh me u fal aty

  3. Kastriot says:

    Europa kurva e motit a te drejte e quan qe coptoje tokat e Shqipnise dhe ja dha kopilave te Rusise .
    Fuck you Europe

  4. birce says:

    E SHIKONI SE CFAR PROSTITITE ESHTE BE…..?? TURP, KURRE NUK DO TE BEHET E BASHKUAR, VETEM SHBA ESHTE E BESUESHME…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje