VIDEO/ Masat antiCOVID-19, Rama publikon punën e Task-Forcës: Çdo ditë në terren, gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat

5 Korrik 2020, 14:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë disa momente nga aksioni i Task-Forcës në terren e cila po monitoron së afërmi masat antiCovid19.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt.

? Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve!”, nënvizon Rama. (TemA)

4 komente në “VIDEO/ Masat antiCOVID-19, Rama publikon punën e Task-Forcës: Çdo ditë në terren, gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat”

  1. Zigur Qarri says:

    Ver Llapa ne variantin e Policit.

  2. undefined says:

    ky vë gjoba se merr lekë apo se u dhimbsen njerëzit?

  3. undefined says:

    ky vë gjoba se merr lekë apo se u dhimbsen njerëzit?
    ndonjë përgjigje nga peza

  4. Mariza says:

    Z.RAMA, populli thote “nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje mal i tere”.
    Prandaj me mire premto pak dhe bej shume. Nxirri njerezit e Qeverise te kontrollojne si e bejne kintrollin ata qe e kane per detyre. Tek lokali ku pi une kafene vijne 2 djeme dhe dine vetem te thone do tju gjibisim po gjetem njeri brenda ne lokal.
    Lokali brenda bosh dhe jashte mezi ka 3 tavolina te zena. Kurse ne lokale te tjera tavolinat vazhdojne te jene ngjitur e ngjitur, dhe nuk ka ndryshuar asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje