"Do t'i flas presidentit Trump për qepët tuaja", Lulzim Basha kthehet pas vitesh në Devoll: Ju duhet të jeni njerëz të pasur, s'ju mungon asgjë. Duhet të bëni patatina

6 Korrik 2020, 10:33Politika TEMA

Fill pasi shkatërroi një ndër degët më të forta të Partisë Demokratike që konsiderohej si “hambari” i votave të djathta në juglindje, Lulzim Basha u rikthye sërish pas shumë vitesh në Devoll.

Edhe këtë herë ai adresoi një sërë premtimesh ndaj fermerëve të zonës, ndonëse për shumë vite pushteti vendor në këtë zonë është drejtuar nga Partia Demokratike.

Basha tha se bujqësia është në krizë por me ardhjen e tij në pushtet gjithçka do ndryshojë, fshati do dalë nga kriza dhe Devolli do të jetë njëlloj si fshatrat europiane.

“Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për mrekulli, nuk ka nevojë për lëmoshë, ka nevojë vetëm për një qeveri, për një kryeministër që mendon me këta, ndjen me këta, ndjen dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk ka nevojë të bëjë mrekullira.

Me programin tonë prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, ne do të arrijmë jo vetëm ta stabilizojmë gjendjen dhe ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, por t’i japim kushte të barabarta konkurencë në tregun tonë dhe madje t’i eksportojmë”, tha Basha.

Herën e fundit, Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët.

Le të kujtojmë që Devolli në garën elektorale të vitit 2017 shënoi fitoren më të madhe të Partisë Demokratike në rang vendi, ndërsa sot për shkak të politikave të gabuara strukturat e kësaj force politike në këtë janë shkatërruar thuajse totalisht. (TemA)

8 komente në ““Do t’i flas presidentit Trump për qepët tuaja”, Lulzim Basha kthehet pas vitesh në Devoll: Ju duhet të jeni njerëz të pasur, s’ju mungon asgjë. Duhet të bëni patatina”

  1. Hajde qepe te njoma says:

    Do flasi me presidentin amerikan per qepet e devollit
    Ky nuk eshte normale si njeri ka probleme me personalitetitin

  2. Alban Dega says:

    LULEZIM RRENA IA HYPI ATIT… TE RRENAVE !

    FJALE NGA GOJA
    S’ NXJERR PA RRE
    PO TE BESUAM
    JEMI ME GDHE !

    E ndrite
    me Autostraden
    Nje per rrugen
    Tri per Lul- Salen!
    Me tramvaj
    bere Tiranen
    Para e mbrapa
    I lerove Nanen !
    E grabite e plackite
    Me gjak shqiptari
    e vadite !
    E gjete si akulloore
    e le pas Dopolavore’
    Per here te pare
    Eshte faji jot !
    per here te dyte …+
    Ne jemi kot !
    Fjale nga goja
    S’ nxjerr pa rre!
    Se nga koka je
    vec gdhe
    Me kile mat
    electricitetin
    Aq e ke
    kapacitetin !
    Shite Otranto
    E shite detin!
    E ndrit fare
    matematiken
    7 x 6= 49
    ke aritmetiken
    Ti genjen
    dhe per sahatin
    Me te medha rrenat
    Se sa shtatin
    Fjale nga goja
    nuk nxjerr pa rre
    Po te ribesuam
    Jemi me gdhe!
    I pa dine e i pafe
    Zot vec $ Euron
    Ti i ke !

  3. Ladi says:

    Çna gjeti me kete budalla.Di flas me Trump per qepet e devollit,Hajde loqe hajde.Ne pjerth Trump per Lylin.

  4. Ladi says:

    Çna gjeti me kete budalla.Di flas me Trump per qepet e devollit,Hajde loqe hajde.Ne pjerth Trump per Lylin.Lyli pagoi gjith ato dollar per te ber nje foto me Trumpin jo me te flas per qepet e devollit.Pik e zeze çfar loqe.

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Njashtu,kurse une do ti flase Trapit per patatet.
    Sala i ka fol per damoten,kurse Edi per kastravecin.
    Kjo eshte politika globale.
    Hajde te na rrojne qepet.

  6. uskania says:

    Dëgjoni o milet, po flet PAL VATA!

  7. DOKTOR KLLUFI says:

    Jepni ilacet.se kohe e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje