Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë pjesë në Konferencën e Kryesisë Shqipare të OSBE-së, ka folur lidhur me të gjithë përpjekjet që po bëhen për luftën ndaj korrupsionit.
Duke theksuar se drejtësia dhe integriteti duhet të bëhen shtylla te sundimit të ligjit, Gjonaj tha se po punohet në disa drejtime për konsolidimin e demokracisë dhe për të fuqizuar ekonominë.
Duke e nisur fjalën e saj nga reforma në drejtësi ajo u shpreh se:
“Ndër objektivat kryesore të qeverisë shqiptare është forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta e korrupsionit, jo vetëm për të konsoliduar demokracinë, por edhe për të fuqizuar ekonominë e Shqipërisë. Në këtë frymë reforma në drejtësi u miratua 4 vjet më parë. Eshtë një reformë e thellë e përmasave historike, e cila ka ndryshuar arkitekturën e sistemit shqiptar të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të garantuar një sistem të drejtësisë të pavarur, efikas, të përgjegjshëm, pa korrupsion, i cili garanton një qasje dhe trajtim të barabartë për të gjithë, ndërsa rivendos besimin e publikut në gjyqësor”, theksoi Gjonaj.
Gjithashtu, ajo bëri me dije se lufta ndaj korrupsionit ka shënuar një progres të vazhdueshëm në vitet e fundit, ku solli në vëmendje raportin e fundit të Këshillit të Evropës.
Për këtë Gjonaj informon se Shqipëria ka përmbushur 90% të rekomandimeve të GRECO-s.
“Ndonëse jemi të vetëdijshëm që ende nuk jemi aty ku do të donim të ishim dhe duke patur parasysh dhe rekomandimet e Moneyval për të cilat Qeveria shqiptare po bën përpjekje intensive dhe serioze për ti adresuar dhe përmbushur sa më mirë ato. Në lidhje me rekomandimet e GRECO-s Shqipëria ka arritur të përmbushi 90% të tyre, duke dhënë kështu rezultatin më të mirë në këto 5 vitet e fundit”, tha ministrja e Drejtësisë.
Ndër të tjera ajo tregoi edhe të gjithë punën që po bëhet për ta pasur teknologjinë si aleate në strategjinë ndërsektoriale kundër korrupsionit.
“Në kuadër të programit të transparencës, teknologjia është një instrument shumë i mirë i cili është duke u përdorur për të ndërtuar në secilin institucion publik platforma aktive të komunikimit me publikun, përmes të cilave ata mund të kërkojnë informacion mbi veprimtarinë e institucioneve. Teknologjia është një ndihmë e madhe në luftën kundër korrupsionit të vogël, prandaj kemi rritur numrin e shërbimeve online. Vetëm në janar të vitit 2020, 472 shërbime publike u vunë në dispozicion online, jo vetëm duke shmangur radhët e gjata dhe duke zvogëluar në mënyrë drastike kohën dhe kostot e shërbimeve të ofruara, por edhe duke eliminuar korrupsionin e sporteleve të shërbimit. Ne po planifikojmë që 90% e shërbimeve për publikun të kthehen online”, tha Gjonaj.
Ministrja e Drejësisë kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes vendeve, duke theksuar se krimi dhe korrupsioni janë fenomene ndërkufitare të cilat sipas saj përbëjnë sfidë të përbashkët dhe përpjekje e përbashkët.
“Lufta kundër korrupsionit është po aq e fortë sa është sinergjia midis agjentëve shoqërorë për ta bërë këtë. Nëse ata që promovojnë vlera të tilla si etika dhe integriteti, me fjalë të tjera aktorët e shtetit, aktorët e biznesit, akademikët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, veprojnë të izoluar nga njëri-tjetri, korrupsioni gjithmonë do të depërtojë, do të fitojë terren dhe do të gjejë mënyra të reja të rishfaqjes. Prandaj, lufta kundër korrupsionit është një sfidë e përbashkët, një përpjekje e përbashkët dhe jo vetëm e vetë një kombi, por edhe një sfidë ndërkombëtare. Për sa kohë krimi dhe korrupsioni janë fenomene ndërkufitare, përpjekjet e izoluara të një shteti të vetëm nuk mund të sjellin kapjen dhe ndjekjen e suksesshme të atyre që sfidojnë sigurinë, mirëqenien dhe paqen”, tha ministrja e Drejtësisë e cila përcjell edhe një apel:
“Besoj fuqimisht se kjo konferencë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, të cilët punojnë fort për të thyer zinxhirin e korrupsionit vendas dhe ndërkombëtar, do të na japë përvojën e fituar, mësimet e marra dhe shkëmbimin e vlefshëm të informacionit për parandalimin e korrupsionit dhe vizionin për të ardhmen. Korrupsioni është inovativ dhe ne duhet të jemi inovativë në qasjen që marrim në trajtimin e tij”, përfundon Gjonaj.
Hihihihiiiiii Shqiperia konference per korripsionin hihihiiiiiii o cna gajaset……..njesoj sikur Gjermanise se Hitlerit to besoje shpetimin e jetes se Hebrenjve…..