Virusi më i ngjashëm me CoVid-19 u zbulua që më 2013-ën dhe u dërgua në Vuhan

6 Korrik 2020, 18:35Bota TEMA

Gazeta britanike “Sunday Times” shkruan se mostra të ngjashme me koronavirusin aktual që ka provokuar pandeminë globale janë dërguar në laboratorin e virologjisë në Vuhan të Kinës që në vitin 2013.

Mostrat sipas këtij raportimi ishin marrë nga shkencëtarët në një ish-minierë bakri në Kinën jugperëndimore, e prekur nga virusi i ardhur nga lakuriqët.

Gjashtë njerëz që po kryenin pastrimin në minierë nga feçet e lakuriqëve u prekën nga një pneumoni e rëndë dhe tre prej tyre vdiqën.

Edhe shkencëtarja Shi Zhengli, një nga ekspertet më të njohura në botë për koronaviruset, deklaroi në një punim të vetin në shkurt të 2020-ës se CoVid-19 si 96.2% të ngjashëm me mostrat e vitit 2013 të gjetura në Yunnan.

Kjo diferencë në ngjashmëri sipas shkencëtarëve që citon gazeta mund të përfaqësojë dekada në distancë evolucionare dhe nuk është e qartë sesi mund të lidhen të dy viruset.

Në muajin maj, drejtori i institutit të Vuhanit deklaroi se në laborator nuk ka kopje të RaTG13, virusi i 2013-ës, ndaj mundësia e rrjedhjes përjashtohet.

Lajmi në vetvete hedh dyshimin se mënyra sesi laboratoret operojnë krijon mundësinë e përhapjes epidemike, ndërkohë që rasti I 2013-ës provon tërthorazi se koronaviruset që mund të infektojnë njerëzit dhe të provokojnë komplikacione të rënda deri në vdekje, janë krijuar në natyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje